LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët flasin rreth “ilaçit të ri mrekullibërës” kundër kancerit

Shkencëtarët flasin rreth “ilaçit të ri mrekullibërës” kundër kancerit

Një ilaç i ri imunoterapeutik, i quajtur dotarlimab, ka treguar rezultate të paprecedente në trajtimin e tumoreve të rektumit.

Këtë e ka treguar një studim i publikuar pak ditë më parë në revistën prestigjioze mjekësore The New England Journal of Medicine.

Në studim, 12 pacientë me tumore të avancuara të rektumit morën një ilaç të ri imunoterapeutik. Në të 12 pacientët, tumori u zhduk, pa efekte anësore, tregoi studimi.

Sipas studimit, pacientët merrnin dotarlimab çdo tre javë për një periudhë prej gjashtë muajsh. Ilaçi i ri u zhvillua nga Tesaro, një kompani amerikane e bioteknologjisë që gjiganti farmaceutik GlaxoSmithKline e bleu në vitin 2019 për 5.1 miliardë dollarë.

Dr. Luis A. Diaz Jr., bashkautor i studimit, pohoi për New York Times se beson që “kjo është hera e parë që ndodh në historinë e kërkimit të tumorit”.

Shkencëtarët dhe mjekët vazhduan të monitoronin gjendjen e të 12 pacientëve për muaj të tërë pas terapisë dhe rezultati ishte fantastik: asnjë ekzaminim edhe gjysmë viti pas marrjes së ilaçit nuk tregoi shenja se tumori ishte rikthyer. Që nga marrja e ilaçit, asnjë nga pacientët nuk shkoi për kimioterapi ose operacion për të hequr tumorin, njoftoi Qendra Onkologjike Memorial Sloan Kettering.

Por duhet të kihet parasysh se një studim i kryer vetëm në 12 pacientë nuk mund të konsiderohet përfundimtar për shkak të kampionit të vogël, që do të thotë se studimet mbi një numër dukshëm më të madh pacientësh duhet të kryhen për të konfirmuar efikasitetin dhe sigurinë e këtij potenciali revolucionar.

Prof. dr. sc. Janos Terziq nga Departamenti i Imunologjisë dhe Gjenetikës në Fakultetin e Mjekësisë në Split të Kroacisë ka fol për index.hr rreth mënyrës se si ai e sheh këtë ilaç dhe rezultatet e tij të shkëlqyera.

“Unë nuk jam i befasuar sepse që në fillim (1993) kam ndjekur zhvillimin e këtyre barnave. Disa pacientë që kanë marrë barna nga ky grup gjatë provave klinike, pesëmbëdhjetë vjet më parë, janë ende gjallë dhe pa asnjë shenjë të sëmundjes tumorale. Disa raste, si në këtë studim, këto ilaçe kurojnë tumorin, njëlloj si antibiotikët kurojnë pneumoninë”, tha ai.

“Këto barna aktivizojnë sistemin imunitar i cili më pas shkatërron tumorin. Tumoret ndonjëherë zhvillohen duke u futur në një sipërfaqe që bllokojnë qelizat imune. Ilaçi i testuar në këtë studim, i ashtuquajturi bllokues i pikës së kontrollit PD-1, ‘çaktivizon’ frenat e përmendura , për shkak të së cilës qelizat imune aktivizohen dhe fillojnë të shkatërrojnë tumorin”, shtoi ai.

“Zbulimi i këtyre molekulave dhe këtyre barnave iu dha çmimi Nobel, James P. Allison dhe Tasuk Honjo në vitin 2018”, thotë shkencëtari, duke vënë në dukje se barnat nga grupi i frenuesve të pikave të kontrollit janë në përdorim klinik.

Sukses i madh: Kanceri zhduket tek të gjithë pacientët që testuan mjekimin e ri
Lexo po ashtu Sukses i madh: Kanceri zhduket tek të gjithë pacientët që testuan mjekimin e ri

Ekspertët e huaj sikurse onkologia, Dr. Hanna Sanoff nga Qendra Lineberger tha se rezultatet e këtij studimi “janë shkak për optimizëm të madh”.

“Nëse imunoterapia mund të shërbejë si një kurë për një tumor rektal, kjo do të thotë që pacientët nuk do të duhet të pranojnë më kompromise për t’u kuruar”, shkroi Sanoff për New England Journal of Medicine.

Sidoqoftë, Sanoff shton se “shumë pak dihet nëse përgjigja klinike ndaj dotarlimab është ekuivalente me shërimin”.

Dr. Andrea Cercek, një onkolog në Qendrën Memorial Sloan Kettering dhe bashkautor i studimit, komentoi rezultatet historike të hulumtimit në një intervistë me CNN dhe pranoi se mjekët nuk e prisnin një sukses të tillë.

“Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë më parë. Onkologët ëndërrojnë rezultate të tilla”, tha Cercek.

Ky i fundit theksoi se dotarlimab “zhbllokon sistemin imunitar natyral të trupit dhe e lejon atë të luftojë tumorin”, duke shtuar se ilaçi vepron në qelizat specifike të kancerit të cilave u mungon një gjen që u lejon atyre të riparojnë ADN-në e tyre, duke çuar përfundimisht në mutacione.

“Kur ne japim një ilaç imunoterapie si dotarlimab, sistemi imunitar mund të shohë qelizat e tumorit dhe t’i heqë qafe ato. Ajo që është kaq magjepsëse është se ilaçi i ri eliminoi kancerin, tumori sapo u zhduk”, tha Dr. Cercek. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori