Është më shumë se 30 metra i gjatë, të paktën 300 vjet i vjetër dhe i dukshëm nga hapësira.
Korali më i madh në botë sapo është zbuluar në jugperëndim të Oqeanit Paqësor, kanë njoftuar shkencëtarët.
Megakorali u pa gjatë një ekspedite shkencore të nisur nga programi National Geographic Pristine Seas në tetor për të studiuar shëndetin e oqeanit në Ishujt Solomon.
Bëhet e ditur se është tre herë më i madh se rekordi i mëparshëm në Samoa Amerikane, sipas Pristine Seas, dhe më i gjatë se një balenë e kaltër, kafsha më e madhe e planetit.
“Pikërisht kur mendojmë se nuk ka mbetur asgjë për të zbuluar në planetin Tokë, gjejmë një koral masiv të përbërë nga afro 1 miliard polipe të vegjël”, tha Enric Sala, eksplorues i National Geographic dhe themelues i Pristine Seas.
“Në sekondën e parë kuptova se po shikoja diçka unike”, tha biologu detar Manu San Felix.
Shkencëtarët më vonë kontrolluan imazhet satelitore dhe zbuluan se korali është aq kolosal sa ishte e mundur të shihej nga hapësira, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Nga afër, ai shndërrohet në diçka spektakolare, me rrjetin e tij kompleks të polipeve – krijesa të vogla individuale që janë rritur gjatë shekujve për të formuar këtë koral gjigant.
Siç raportohet, korali masiv strehon një mori jetësh detare duke përfshirë peshq, gaforre dhe karkaleca dhe nga shkencëtarët cilësohet si enciklopedi e gjallë.
Por, madhësia e tij shkaktoi probleme pasi shiritat matës të shkencëtarëve nuk ishin mjaftueshëm të gjatë.
Ndryshe, koralet janë jetike për krijesat detare që mbështeten tek ato për ushqim dhe strehim, por edhe për njerëzit. Ato janë një burim indirekt ushqimor për rreth 1 miliard njerëz, si për peshkim ashtu edhe si mbrojtje kundër stuhive dhe rritjes së nivelit të detit.
“Të bësh një zbulim të kësaj rëndësie është ëndrra përfundimtare”, tha Paul Rose, drejtues i ekspeditës së National Geographic Pristine Seas, duke shtuar se zbulimi është kulmi i karrierës.
Për Ishujt Solomon, megakorali mund të tërheqë studiues, turistë dhe të nxisë fondet e ruajtjes.
Por, ka gjithashtu shkak për alarm. Megjithë vendndodhjen e tij të largët, ky koral nuk është i sigurt nga ngrohja globale dhe kërcënimet e tjera njerëzore.
Ndër tjera, koralet janë në rrezik nga një sërë faktorësh lokalë, duke përfshirë peshkimin e tepërt, i cili mund të dëmtojë dhe prishë ekuilibrin delikat të ekosistemeve të tyre, ndotjen industriale dhe ujërat e zeza.
Kërcënimi më i madh, megjithatë, është global: kriza klimatike e nxitur nga lëndët djegëse fosile.
Muajin e kaluar, shkencëtarët nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike konfirmuan se zbardhja masive globale e shkëmbinjve koralorë ishte më e gjera e regjistruar për shkak të temperaturave të oqeanit.
Më shumë se 40% e llojeve të koraleve tani përballen me zhdukjen, kryesisht për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas Listës së Kuqe të Llojeve të Kërcënuara të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.
Megjithatë, ndërsa mega korali mbetet i prekshëm, besohet se jetëgjatësia e tij ofron një dritë shprese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga ‘sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare