LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët vunë re diçka të çuditshme: Riparohet vetë një copë e plasaritur e metalit

Shkencëtarët vunë re diçka të çuditshme: Riparohet vetë një copë e plasaritur e metalit

Shkencëtarët kanë regjistruar kohët e fundit një “proces të mrekullueshëm të vetë-shërimit” në metale, e cila gjë ishte hera e parë. Tingëllon e çuditshme? Po, ishte e çuditshme edhe për ekspertët.

Përkatësisht, ekipi nga Sandia National Laboratories dhe Texas A&M University testuan rezistencën e metalit në vakum duke tërhequr skajet e metalit 200 herë.

Më pas ata vunë re se një copë platini me trashësi 40 nanometra u riparua vetë, domethënë i “rregullojë” vetë çarjet. Pas rreth 40 minutash vëzhgimi, çarja në platin filloi të ringjitej dhe të riparohej.


“Ishte e mahnitshme. Ne zbuluam se metalet kanë aftësinë e tyre të brendshme, natyrore vetë-shëruese, të paktën në rastin e dëmtimit të lodhjes në shkallë nano”, tha eksperti i materialeve Brad Boyce nga Sandia National Laboratories.

Për momentin, shkencëtarët ende nuk i dinë kushtet e sakta në të cilat zhvillohet ky proces, çfarë ndodh saktësisht dhe si mund të përdoret në teknologjitë e reja. Mund të jetë një epokë krejtësisht e re në inxhinieri, shkruan sciencealert.

Për shembull, imagjinoni se çfarë ndryshimesh do të ndodhin në jetën tonë nëse pjesë të urave ose makinerive mund të riparoheshin ose mirëmbaheshin vetë? Po, tingëllon si fantashkencë, por kush e di se çfarë na pret e ardhmja.

“Nga nyjet në pajisjet tona elektronike, motorët e veturave e deri te urat mbi të cilat lëvizim, të gjitha këto struktura shpesh dështojnë në mënyrë të paparashikueshme për shkak të ngarkimit ciklik që dërgon në çarje dhe thyerje. Kur shfaqen probleme, duhet të përballemi me koston e zëvendësimit të pjesëve, me shumë kohë të humbur, e në disa raste edhe lëndime apo humbje jete”, tha Boyce.

Është gjithashtu interesante që vetë-riparimi automatik ndodhi në temperaturën e dhomës. Metali zakonisht ndryshon formën në temperatura të larta. Duke qenë se eksperimenti u krye në vakum, mbetet për t’u parë nëse i njëjti proces do të përsëritet për metalet konvencionale në një mjedis tipik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori