LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët prezantojnë një teknikë të re, që zbulon coronavirusin brenda 30 minutave

Shkencëtarët prezantojnë një teknikë të re, që zbulon coronavirusin brenda 30 minutave

Shkencëtarët kanë paraqitur një test të ri që mund ta identifikojë COVID-19 në vetëm 30 minuta, duke analizuar mostrat e urinës, gjakut ose pështymës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, metoda e njohur si amplifikimi izotermik i ndërmjetësuar nga një teknikë me një tub (RT-LAMP), përfshin kërkimin e materialit gjenetik, ose ARN-në e coronavirusnit, në mostrat e testeve.


RT-LAMP është një teknikë e njohur, që është përdorur më parë për të zbuluar viruse të tilla si Zika dhe Ebola.

Studimi i udhëhqur nga Laura Lamb, nga “Beaumount Health” – një sistem i kujdesit shëndetësor në Michigan të SHBA-së, pati për qëllim zbulimin e një testi që mund ta identifikojë shpejt sëmundjen.

A new test that can diagnose Covid-19 in just 30 minutes by analysing urine, blood or saliva samples has been identified by scientists

Sipas ekipit, teknika RT-LAMP, është më pak e kushtueshme, më e lehtë dhe më e shpejtë, se metoda standarde që përdoret aktualisht në të gjithë botën.

Ekspertët u shprehën se kjo metodë identifikon coronavirusin brenda 30 ose 45 minutave. /Telegrafi/