Kush po thotë, që nuk ka shkencëtarë mendje hapur në NASA? Në gjetjet e NASA-as del se ne jetojmë në një hologram, që është dizajnuar nga krijesa të avancuara jashtëtokësore.
Çka sikur çdo gjë që kemi apo duam, është e varur nga një kod i avancuar kompjuterik?
Madje, çdo marrëdhënie, ndjenjë, mendim apo kujtim, të jetë i varur nga super-kompjuterët?
Kjo teori intriguese, fillimisht është propozuar nga Nick Bostrom, profesor në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Oxfordit, themelues i “Director of the Future of Humanity Institute”, si dhe “Programme on the Impacts of Future Technology”, dhe “Oxfort Martin School”, së bashku me disa shkencëtarë të tjerë, e kanë përshkruar këtë teori.
MessageToEagle.com më herët kishte raportuar se si Rich Terrile, drejtues i “Centre for Evolutionary Computation and Automated Design” në NASA, ka pretenduar se krijuesi ynë, është një program kozmik për kompjuter.
Kjo lë të kuptohet, se jemi duke jetuar në hologram dhe e tëra që na rrethon , përfshirë edhe vet neve, nuk jemi të “vërtetë”.
Rich Terrile, sërish qëndron prapa opinionit të tij.
“Për momentin, super-kompjuterët e NASA-s, po punojnë dy herë më shpejtë se truri i njerëzve” ka thënë shkencëtari nga NASA për Vice.
“Sikur të bëni një llogari të vogël, duke shfrytëzuar Ligjet e Moorit (sipas të cilës, shpejtësia e kompjuterëve dyfishohet për çdo vit), do të kuptoni se këta super-kompjuter, brenda një dekade, e kanë mundësinë të krahasohen me kapacitetin e njerëzimit për 80 vite – përfshirë çdo mendim që është thënë ndonjëherë, gjatë jetës – në periudha mujore.
“Në mekanikën kuantike, grimcat nuk kanë vend të caktuar, teksa ato janë duke u vëzhguar”.
“Shumë shkencëtarë kanë kaluar kohën, duke u munduar të shpjegojnë dhe të përshkruajnë këtë”.
“Një shpjegim është se ne jetojmë në simulim, duke parë vetëm atë që duam, në kohën e caktuar”.
“Çfarë më duket inspiruese, është se edhe nëse jemi në simulim, apo në çfarëdo shkalle magnitude të simulimit, gjatë zhvillimit, ne i kemi ikur tipit të lashtë të njeriut, për tu përshtatur me simulimin në të cilin po jetojmë – që është shumë cool”.
Ideja se Universi ynë është i gjeneruar nga kodet kompjuterike, zgjedhë shumë mospërputhje dhe mistere të kozmosit si, jashtëtokësorët dhe vrimat e zeza.
Sidoqoftë, ka të tillë që mendojnë se teoria e Matrixit ka të meta.
“Teoria duket se është e bazuar në supozime, se ‘super-mendjet’ mund t’i bëjnë gjërat, gati sikurse ne” ka thënë profesori Peter Millican i cili ligjëron filozofi dhe shkenca kompjuterike në Universitetin e Oxfordit.
“Po që se ata mendojnë se kjo botë është simulim, atëherë pse mendojnë se “super-mendjet” – që janë jashtë simulimit – do të ishin të sforcuara, nga të njëjtat mendime dhe metoda sikurse edhe ne?
A është e mundshme të shpëtohet nga matriksi?
Pamje nga filmi The Thirteenth Floor.
“Ata supozojnë se struktura e botës është e mbuluar me rrjet koordinativ, e në të njëjtën kohë, konkludojnë se “super-mendjet mund të kontrollojnë atë”.
“Nuk mund të themi se struktura e rrjetit koordinativ, është fakt që tregon realitetin e pretenduar, se jeta jonë është e përfshirë në rrjet.
Sidoqoftë, profesori Millicat beson se ja vlen të hulumtohet mbi këtë ide.
“Është ide interesante dhe është e shëndetshme të keni ide të çmendura” ka thënë ai për The Telegraph.
“Ju nuk duhet t’i censuroni idetë, pa marrë parasysh nëse ato duken pa vlerë, sepse nganjëherë është më mirë të fillohet me diçka të çmendur”.
“Asnjëherë nuk do të dini nga vinë idetë e mira, po që se mendoni jashtë kutisë”.
“Idetë e Matriksit, janë në fakt si idetë e Dekartit dhe Barleit, qindra vite më parë.
“Edhe nëse del se nuk ka asgjë prej saj, ju keni marrë shprehinë e të menduarit guximshëm, që do të thotë se një ditë mund të gjeni një gjë ndryshe, e cila del se nuk është aspak e çmendur”.
Principi i Hologramit
Sipas principit të Hologramit, supozohet se graviteti në univers, vjen nga vija të holla vibruese.
Këto fije janë holograme të gjërave që ndodhin në një kozmos të thjeshtë dhe të rrafshët.
Sikur çipi që ndodhet në kartelat e bankës, me sipërfaqen dy-dimensionale që përmban të gjitha informatat e nevojshme, ashtu funksionon edhe objekti tre-dimensional – që në këtë rast, është universi ynë.
Teoria pretendon se të dhënat e hapësirës si njerëzit apo kometat – mund të jenë të fshehura në regjione të universit të “vërtetë”.
Në një kuptim më të gjerë, teoria sugjeron se i tërë universi mund të shihet si “ strukturë projektuese, dy-dimensionale e projektuar si horizont kosmologjik” – apo në fjalë të thjeshta, një projektim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin