LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë zbuluar një strukturë të re në hapësirë e cila thuhet se sfidon dijet tona për universin

Shkencëtarët kanë zbuluar një strukturë të re në hapësirë e cila thuhet se sfidon dijet tona për universin

Shkencëtarët kanë zbuluar një strukturë të madhe në formë unaze në hapësirë, që thuhet se sfidon dijet tona për universin.

E emëruar si “Unaza e madhe”, struktura me një diametër prej 1,3 miliard vite dritë, llogaritet të jetë afërsisht 15 herë më e madhe se Hëna.

Unaza e përbërë nga galaktika dhe grupime galaktikash, u identifikua nga një studente britanike, Alexia Lopez, e njohur edhe për zbulimin e  strukturës “Harku Gjigant”.


“Përmasat e mëdha të strukturave, format e dallueshme, dhe afërsia kozmologjike, me siguri duhet të na tregojnë diçka të rëndësishme, por nuk dihet se çfarë saktësisht”, tha Lopez.

Strukturat e mëdha në univers si gjetja e fundit, thuhet se formohen përmes një procesi të njohur si paqëndrueshmëri gravitacionale, me përmasa prej 1,2 miliard vite dritë.

Zbulime të ngjashme janë bërë edhe nga kozmologë të tjerë. Njësia më e madhe që shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë është një grup galaktikash i njohur si Muri i madh Hercules-Corona Borealis, afërsisht 10 miliardë vite dritë i gjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Evropa
Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Evropa
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kalo në kategori