LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje të re mes sheqerit dhe rritjes së tumorit

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje të re mes sheqerit dhe rritjes së tumorit

Siç duket tani ka edhe një lajm tjetër të keq për adhuruesit e sheqerit – pas nëntë vjetëve hulumtime, biologët molekularë të Belgjikës kanë zbuluar se sheqernat e stimulojnë rritjen e tumorit.

Rezultatet e tyre, të publikuara në revistën ‘Nature Communications’, ndihmojnë të shpjegojnë një enigmë të cilën onkologët e kanë ballafaquar me dekada të tëra – dhe gjithashtu mund të ofrojnë disa zgjidhje të reja për luftimin e kancerit përmes ushqimit, transmeton Telegrafi.


Shumica e qelizave jokanceroze në trup e marrin energjinë përmes frymëmarrjes aerobike, proces i cili përfshin shndërrimin e ushqimit të tretur në molekula të pasura me energji përmes një serie me procese kimikale që kërkojnë oksigjen, e pastaj lirojnë dyoksid karboni.

Por e njëjta gjë nuk ndodh me qelizat kanceroze, sepse ato e marrin energjinë nga sheqeri i fermentuar dhe faktikisht e stimulojnë rritjen e tumorit.

Thënë më thjesht, hulumtimet sugjerojnë që sheqeri i ‘zgjon’ qelizat ekzistuese kanceroze, i bën të shumëfishohen dhe pastaj të përhapen me ritëm të shpejt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori