LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë konfirmuar: Niveli i libidosë te meshkujt lidhet me rrezikun e vdekjes së hershme

Shkencëtarët kanë konfirmuar: Niveli i libidosë te meshkujt lidhet me rrezikun e vdekjes së hershme

Sipas një studimi të publikuar së fundmi, mungesa e interesit seksual te meshkujt mund të tregojë një rrezik në rritje të vdekjes së hershme

Shkencëtarët besojnë se një dëshirë e reduktuar për seks mund të tregojë disa probleme të fshehura shëndetësore, shkruan Science Alert.


Ekspertët japonezë analizuan të dhënat nga ekzaminimet vjetore shëndetësore të 20.969 banorëve (8.558 burra dhe 12.411 gra) të moshës 40 vjeç e lart nga rajoni Yamagata, një rajon malor i Japonisë i njohur për burimet e tij të nxehta, tempujt dhe bukuritë natyrore.

Shkencëtarët nga Universiteti lokal vëzhguan sasinë e vetëvlerësuar të interesit seksual të të anketuarve në pyetësorin fillestar dhe në sondazhin tjetër të kryer vite më vonë. Nga 20.969 të anketuarit fillestarë, 503 kanë vdekur ndërkohë, transmeton Telegrafi.

Ekspertët vunë re se vdekshmëria nga kanceri dhe shkaqe të tjera ishte dukshëm më e lartë te meshkujt me epsh të reduktuar. Ky korrelacion qëndronte edhe kur ata morën parasysh ndikime të ndryshme si mosha, hipertensioni, diabeti, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, arsimimi, statusi martesor dhe shëndeti mendor.

“Edhe pse dihet se aktiviteti seksual dhe kënaqësia kontribuojnë në shëndetin psikologjik te një grup i moshuar njerëzish, lidhja mes interesit seksual dhe jetëgjatësisë nuk është hetuar deri më tani. Ky është studimi i parë që shqyrton marrëdhënien midis interesit seksual dhe rrezikut të vdekjes”, thanë shkencëtarët në hulumtim.

Studimi tregoi se gratë raportojnë mungesë të interesit seksual më shpesh sesa burrat, por nuk u vu re asnjë korrelacion domethënës midis dëshirës seksuale më të ulët dhe vdekshmërisë. Duke qenë se është një studim vëzhgues, nuk mund të konkludohet se cili nga faktorët është shkaku dhe cili është pasoja. Shkencëtarët raportojnë se mungesa e interesit seksual te meshkujt mund të lidhet me një “mënyrë jetese jo të shëndetshme”.

Libidoja, shënjestra që lëviz kufirin për të përjetuar kënaqësinë kulmore
Lexo po ashtu Libidoja, shënjestra që lëviz kufirin për të përjetuar kënaqësinë kulmore

“Gjithashtu, nëse supozojmë se interesi seksual lidhet me faktorë pozitivë psikologjikë, mungesa e tij mund të ndikojë në një sërë përgjigjesh inflamatore, neuroendokrine dhe imune. Nevojiten kërkime shtesë për të kuptuar saktësisht se çfarë po ndodh, por ky zbulim i një lidhjeje të mundshme është një hap i rëndësishëm”, shtuan shkencëtarët në raport.

Duhet të theksohet se ky hulumtim ka kufizimet e veta. Për shembull, sasia e libidos u përcaktua sipas pyetjes: “A ndjeni aktualisht ndonjë interes për njerëzit e seksit të kundërt?”. Edhe nëse supozojmë se të gjithë të anketuarit e kuptuan se për çfarë i referohej pyetja, ajo përjashtonte njerëzit me prirje homoseksuale.

Ilaçet mund t’i “topitin” emocionet: Duhet të jeni të kujdesshëm me antidepresivët
Lexo po ashtu Ilaçet mund t’i “topitin” emocionet: Duhet të jeni të kujdesshëm me antidepresivët

“Çdo person që është përgjigjur ‘jo’ përkufizohet si person pa interes seksual. Prandaj, interesi seksual për dikë të të njëjtit seks do të konsiderohej si ‘mungesë e interesit seksual’ në këtë studim”, paralajmërojnë autorët e studimit dhe theksojnë se ky problem duhet të merret parasysh në kërkimet e ardhshme.

Pavarësisht kufizimeve të studimit, shkencëtarët besojnë se në Japoni, është e nevojshme të rritet niveli i ndërgjegjësimit për interesin seksual si një agjent i shëndetit publik tek popullata e moshuar.

“Qeveria kanadeze, përmes materialeve promovuese të shëndetit publik, filloi të mbështesë aktivitetin seksual si një nga elementët e programit të ‘plakjes së shëndetshme’. Në Japoni, ka më shumë paragjykime për seksin tek të moshuarit sesa në botën perëndimore. Shpresojmë që zbulimi ynë do të ndihmojë në promovimin e shëndetit seksual në Japoni”, shkruajnë autorët e studimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori