“Asnjë njeri nuk është ishull” kishte shkruar poeti anglez John Donne, por tani një studim i ri me gati gjysmë milioni njerëz ka gjetur rrënjët gjenetike të vetmisë
Këto gjetje gjithashtu kanë treguar se disa variacione të gjeneve janë të lidhura me aktivitete sociale siç janë dalja nëpër kafene. Këto gjetje ishin publikuar së fundmi në gazetën Nature Communications, transmeton Telegrafi.
Hulumtime të mëparshme kanë treguar që vetmia është më shumë se vetëm gjendje e mendjes. Është e lidhur fortë me rritje të të gjitha shkaqeve të vdekjes, në disa nivele krahasohet me pirje të duhanit dhe faktorët e mbipeshës dhe mungesën ushtrimeve.
Vetmia gjithashtu është mjaft e zakonshme, zakonisht një në katër njerëz mbi moshën 65 vjeçare vuan nga vetmia në Mbretërinë e Bashkuar.
Pesha, faktor rreziku
Shkencëtarët kanë analizuar variacionet gjenetike në më shumë se 470,000 pjesëmarrës në Biobank UK, një studim i gjatë i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar duke eksploruar efektet e gjeneve dhe ambientin e sëmundjes.
Këta vullnetarë janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me vetminë, dhe kryesisht me aktivitetet sociale, dhe lidhjet me të tjerët, siç është se sa shpesh ata ishin në gjendje t’i besonin dikujt afër me ta.
Ekipi kishte zbuluar 15 variacione të gjeneve që lidheshin me sensibilitetin e vetmisë. Disa variacione ishin aktive në regjione të trurit që kontrollonin emocionet, përderisa të tjerat luanin rol në metabolizëm.
“Ky ishte zbulimi i parë për të identifikuar disa variacione të gjeneve të lidhura me vetminë,” thotë Perry.
Hulumtuesit kanë gjetur se rritja e peshës – pra një masë më e lartë e indeksit trupor (BMI) – i bëri njerëzit më të prekshëm ndaj vetmisë dhe depresionit.
Ata gjithashtu besojnë se rritja e peshës mund të ndihmojë të shkaktojë vetminë dhe depresionin. “Ju mund t’i imagjinoni arsyet e dyjave”, thotë Perry.
Ndoshta nëse jeni me mbipeshë, ju do të ndjeheni pa vetëbesim, çka mund t’ju shpie deri te tërheqjet sociale dhe depresioni dhe, në anën tjetër, nëse njëherë futeni në negativitetin e depresionit dhe vetmisë, ajo mund t’ju ndryshojë shprehitë e të ushqyerit dhe sa shumë dilni dhe bëni ushtrime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje