LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbim i madh në NBA ku përfshihen pesë skuadra, James Harden përfundon te Brooklyn Nets

Shkëmbim i madh në NBA ku përfshihen pesë skuadra, James Harden përfundon te Brooklyn Nets

Vetëm pak orë pas deklaratës së James Harden se situata te skuadra e Huoston është kaotike, ka ardhur lajmi se “mjekra” ka lënë ekipin teksan për t’u transferuar te Brooklyn Nets.

Basketbollisti James Harden arrin kështu të “tojë” duelin me Houston dhe shkon të luajë bashkë me Kevin Durant e Kyrie Irving, duke e bërë skuadrën e Nets pretendente për titullin këtë sezon në NBA.

Në këtë transferim janë përfshirë 4 skuadra. Për të siguruar Harden, skuadra e Nets ka hequr dorë nga 3 zgjedhje të para në “draft” dhe katër “pick swap”, duke përfshirë si spondë në këtë transferim edhe ekipet e Cleveland dhe Indiana.


Në total, shtatë lojtarë janë përfshirë në këtë “mega-shkëmbim”.

Skuadra e Brooklyn siguron James Harden.

Skuadra e Houston siguron Victor Oladipo, Dante Exum, Rodions Kurucs, tri zgjedhje të para në Nets në vitet 2022, 2024 dhe 2026, një zgjedhje të parë të Milwaukee (2022) dhe katër shkëmbime të mundshme me Nets në raundin e parë të “draft” në vitet 2021, 2023, 2025 dhe 2027.

Skuadra e Indiana siguron Caris LeVert dhe një zgjedhje në raundin e dytë të “draft”.

Skuadra e Cleveland siguron Jarrett Allen dhe Taurean Prince. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori