LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi nr. 1 i lëkurës ‘BB Glow’

Shkëlqimi nr. 1 i lëkurës ‘BB Glow’

Shpesh dëshirojmë që të kemi një shkëlqim dhe rinim të menjëhershëm pa pasur dëshirë t’i nënshtrohemi procedurave invazive, dhe pikërisht teknika më e re në trendin e estetikës na shërben për këtë qëllim

Zylfije Zeneli
Qendra estetike-kozmetike“estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine


‘BB Glow’ është një teknikë me cilësi të lartë për kujdesin e lëkurës, poashtu na ndihmon për përmirësimin e tonit dhe strukturës së lëkurës. Kjo metodë në të njëjtën kohë na ndihmon për hidratim, zbardhim dhe shkëlqim shumë të dëshirueshëm për lëkurë.

Mënyra e aplikimit nuk është e vështirë. Procedura është pa dhimbje dhe nuk nënkupton një periudhë rehabilitimi. Për të arritur efektin ‘BB Glow’ brenda një viti, është e nevojshme të kryhen disa seanca në një interval prej 2-3 javësh.

Kjo metodë mund të aplikohet për të dy gjinitë duke filluar nga mosha +18.

Indikacionet për përdorim:

⦁ Ton i pabarabartë i lëkurës
⦁ Njollosje (hipopigmentim)
⦁ Hiperpigmentimi
⦁ Pas akneve
⦁ Njolla të errëta
⦁ Njollatë moshës

Rezultati:

⦁ Efekt afatgjatë i një BB kremi të lehtë
⦁ Ulje e dukshme e pigmentimit pas procedurës së parë
⦁ Shkëlqim madje edhe rinim të lëkurës
⦁ Ngushtimi i poreve
⦁ Hidratues dhe regjenerues i lëkurës
⦁ Pakësim i rrudhave të imëta
⦁ ‘Meso Needling’

‘Meso Needling’-u i lëkurës është një metodë e injektimit të 36 nano gjilpërave për depërtimin e serumeve biologjikisht aktive në shtresat sipërfaqësore të lëkurës, duke përdorur teknikën Derma Pen. /Telegrafi/