Shkëlqimi i Depayt i jep Holandës vendin e dytë në Grupin A (Video)

Përfaqësuesja e Holandës ka fituar ndaj Luksemburgut me rezultat 1-3.
Mysafirët ishin dukshëm më të mirë në këtë takim dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Goli i parë në takim erdhi nga Arjen Robben në minutën e 36-të, por pas tetë minutash Maxime Chanot barazoi shifrat nga pika e bardhë dhe me rezultat 1-1 përfundoi 45 minutëshi i parë.
Në pjesën e dytë i disponuari për lojë Memphis Depay shënoi dy herë (58’ dhe 84’) dhe takimi përfundoi me rezultat 1-3.
Pas kësaj fitore Holanda ngjitet në pozitën e dytë pas katër ndeshjeve me shtatë pikë, apo tre më pak se Franca. Holandezët janë të ndjekur nga Suedia me shtatë pikë dhe Bulgaria me gjashtë.
Ky takim ishte i vlefshëm për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Rusia 2018’ në Grupin A. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































