Bekim Maliqi është futbollisti i momentit në Superiorën e Shqipërisë me skuadrën e Erzenit.

Sulmuesi anësor nga Kosova iu bashkua kësaj skuadre vetëm një muaj më parë dhe menjëherë ka filluar të lë gjurmë në Shqipëri.


22-vjeçari ishte pjesë e Llapit, derisa iu bashkua Erzenit ku në pesë ndeshjet e para ka arritur të shkëlqej me tre gola, një asistim dhe një penallti të fituar.

Duke marrë parasysh që është hera e parë që luan jashtë kampionatit kosovar, Maliqi thotë për Telegrafin se nuk e ka pritur një fillim kaq të mirë.

339982998 239987768435564 3080744431164843731 n

"Të them të drejtën nuk e kam pritur një fillim kaq të mirë, për shkak edhe të problemeve që kishim te klubi. Megjithatë trajneri ka ndikua jashtëzakonisht shumë dhe kemi filluar shumë shpejt të bashkohemi si grup ku nuk po mungojnë edhe rezultatet", tha Maliqi për Telegrafin.

Ai te Llapi luante si mbrojtës i krahut të djathtë që nuk ishte pozita e tij natyrale dhe momentin që po luan në pozitën e tij, rezultati është se po shënon vazhdimisht.

374262226 6667484979963962 8443282640967165488 n

"Pasi kemi filluar të komponohemi si skuadër, e kam ditur se do të vijnë edhe golat, për shkak edhe të vetëbesimit që kam, por edhe për arsyeje që po luaj në pozitën time si mesfushor/sulmues krahu", thotë Maliqi.

Maliqi ka shënuar në humbjen e Erzenit 4-3 nga Egnatia, si dhe në dy fitoret e fundit të kësaj skuadre 2-1 ndaj Dinamo Cityt dhe 0-1 në udhëtim te Tirana.

376202406 6719129471466179 3838302359925458433 n

Talenti llapjan flet edhe për dallimin që ka në cilësi mes kampionatit kosovar dhe atij shqiptar.

"Dallimi në cilësi nuk mendoj që është shumë i madh, por në Shqipëri ritmi i ndeshjes dhe taktikisht mendoj se është më lartë se në Kosovë. Kjo për faktin se edhe infrastruktura është shumë më e mirë në Shqipëri", u shpreh anësori këmbëshpejtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app