Shkëlqeu ndaj Juventusit, Mërgim Vojvoda shpallet “Lojtari i ndeshjes”

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda e ka fituar çmimin “Lojtari më i mirë i ndeshjes” pas paraqitjes fantastike ndaj Juventusit.
Como arriti fitore me rezultat 0-2, ku golin e epërsisë e shënoi Mërgim Vojvoda, që realizoi supergol.
Përpos golit, Vojvoda kompletoi 23 nga 28 pasime që tentoi, si dhe arriti të fitonte tre duele, për të qenë i vlerësuar me notën 7.8 nga “SofaScore”.
Kësisoj, Serie A e ka shpallur si lojtarin më të mirë të kësaj ndeshje.
“Mërgim Vojvoda është lojtari i ndeshjes #JuveComo”, shkruan ndër të tjera në komunikatë Serie A.
Mergim Vojvoda é o Panini Player of the Match de #JuveComo 🏆⚽ pic.twitter.com/j7ioZhLnWM
— Lega Serie A (@SerieA_BR) February 21, 2026
Como pas asaj fitore po vazhdon luftën për të hyrë në top katër, me shpresën që për herë të parë në histori ta sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve./Telegrafi

Nga
Telegrafi
21/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































