LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqejnë James dhe Davis, Lakers marrin fitoren e parë në NBA

Shkëlqejnë James dhe Davis, Lakers marrin fitoren e parë në NBA

Është dashur të kalojnë plot gjashtë ndeshje për të ardhur fitorja e parë në sezonin e ri për Los Angeles Lakers në NBA.

Gjiganti amerikan i basketbollit ka marrë fitoren e parë, pasi në Crypto Arena para adhuruesve të vet ka mposhtur Denver Nuggets me 11 pikë diferencë 121:110.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante ku në shprehje erdhi loja fantastike e dy yjeve vendas LeBron James e Anthony Davis të cilët së bashku shënuan 49 pikë.


James e mbylli ndeshjen me 26 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, derisa Davis shtoi 23 pikë të tjera e 15 kërcime.

Me pikë dyshifrore te Lakers e mbyllen ndeshjen edhe Rusell Westbrook 18 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, Walker (18) dhe Reaves që shtoi 10 të tjera.

Te skuadra mysafire më të mirët në parket ishin Nikola Jokic me 23 pikë dhe Jamal Murray që shtoi 21 të tjera, por që ishij të pamjaftueshme për fitore.

Pas kësaj fitore Lakers do t’i ketë edhe tre ndeshje të tjera para adhuruesve të tyre ndaj New Orleans Pelicans, Utah Jazz dhe Cleveland Cavaliers.

Ndërkohë befasia e mbrëmjes erdhi nga palestra Little Caesars Arena në Detroit.

Detroit Pistons befasuan kampionin në fuqi të NBA, Golden State duke e mposhtur me 14 pikë diferencë 128:114. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Premier League
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Kalo në kategori