LAJMI I FUNDIT:

Shkeljet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në punësime dhe specifikasionet tenderuese

Shkeljet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në punësime dhe specifikasionet tenderuese

Pozita e Sekretarit të Përgjithshëm i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, që nga viti 2013 vazhdon të mbahet me ushtrues detyre, ndërsa pozita e Drejtorit të Departamentit për Politika dhe Analiza vazhdon të mbulohet po ashtu me ushtrues detyre nga viti 2014.

Kjo e gjetur theksohet në raportin e Auditorit për vitin 2017.

Sipas Auditorit Ligji për Shërbimin Civil përcakton se një pozitë nuk mund të mbahet nga ushtruesi i detyrës për më shumë se tre muaj.

Sipas Auditorit, mbulimi i pozitave të rëndësishme me ushtrues detyre për një kohë të gjatë, rrit rrezikun e mos arritjes se objektivave dhe performanca/përgjegjësia e realizuar në këto pozita të mos jetë në nivelin e duhur.

Ministria për Komunitete dhe Kthim, në dosjen e tenderit “Furnizim me pajisje të IT”, në vlerë 9,805€ në njoftimin për kontratë kishte specifikuar artikullin duke e përcaktuar prodhuesin Samsung Galaxy tab. S10.5.

Vendimi i Dalibor Jevtiqit që ia dëmton buxhetin Ministrisë
Lexo po ashtu Vendimi i Dalibor Jevtiqit që ia dëmton buxhetin Ministrisë

Sipas Auditorit në nenin 28 të LPP-së pika 7 thuhet se autoriteti kontraktues nuk do të përpilojë specifikimet teknike që i referohen një artikulli ose burimi të veçantë, ose një procesi të hollësishëm, ose ndonjë shenje dalluese, lloji ose origjine të veçantë ose ndonjë prodhimi.

Sipas Auditorit, përcaktimi i specifikimeve teknike që i referohen një prodhimi specifik apo shenje dalluese rritë rrezikun e favorizimit ose diskriminimin e operatorëve ekonomik.

Në raportin e Auditorit gjithashtu thuhet se në dy pagesa për mallra dhe shërbime është identifikuar se zotimi dhe urdhër-blerja ishte bërë pas pranimit të faturës.

“Mos ndjekja e procedurave të duhura të kontrollit gjatë pranimit të mallit dhe kryerjes së pagesave mund të ndikojë në pranimin e mallrave që nuk janë në pajtim me kushtet e kontraktuara dhe pagesa potencialisht të parregullta”, thuhet në raport.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori