Një shkupjan 83-vjeçar ka vdekur dje pasi është përplasur nga një makinë e tipit "Volswagen Passat" në rrugën "Makedonska-Kosovska Brigada".

MPB sot informoi se i lënduari me makinën e Ndihmës së Shpejtë është transferuar në Kompleksin e Klinikave "Nënë Terezë" ku është konstatuar vdekja.


Automjeti i cili ka aksidentuar personin e moshuar, është drejtuar nga 63-vjeçari B.M nga Shkupi.

MPB ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes./Telegrafi/