LAJMI I FUNDIT:

Shkathtësitë mbresëlënëse të Alfa Romeo Giulia shfaqen në skenat e një filmi aksion

Shkathtësitë mbresëlënëse të Alfa Romeo Giulia shfaqen në skenat e një filmi aksion

Alfa Romeo Giulia ishte në qendër të vëmendjes, në skenat që u regjistruan në qytetin e vjetër italian

Filmi “6 Undergroud” me buxhet prej 150 milionë eurove, thuhet të jetë më i shtrenjti që e ka realizuar Netflix deri më tani, transmeton Telegrafi.


Në skenat e këtij filmi aksion që janë filmuar në Florencë të Italisë, bie në sy më së shumti vetura me shkathtësinë mbresëlënëse që është përdorur nga aktorët.

Mes rrugëve të qeta dhe objekteve të lashta të këtij qyteti historik, shfaqet lëvizja e shpejtë që ka bërë kjo makinë, ndërsa nuk kursehen dëmet e shumta. Asnjë prej kalimtarëve nuk duket se është lënduar, ndërsa asnjë gërvishtje nuk pësoi makina që ëishte në ndjekje.

Se si do të rrjedhë ngjarja e këtij filmi, si dhe lëvizjen që do ta bëjë Alfa Romeo Giulia, pritet ta shohim nga fillimi i muajit që vjen, kur do të fillojë të transmetohet filmi që pritet të jetë shumë i mirë. /Telegrafi/