Ish-drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në kryeqytet nga radhët e PDK-së, Ilirik Musliu i cili u shkarkua nga kryetari Përparim Rama më 02.02.2024 tha në ‘Kallxo Përnime e quajti ‘të ligë dhe të ulët’ mënyrën e shkarkimit.
Musliu theksoi se një ditë para shkarkimit kishte diskutuar me kryetarin për agjendën e një projekti e që ishte përgëzuar për një punë tjetër po atë ditë që mori vesh për shkarkimin.
“Mënyra si jam shkarkuar ka qenë e ulët, e ligë, zhgënjyese dhe më ka dhimbur për faktin se një ditë më parë jam takuar me kryetarin Rama dhe kemi diskutuar për një projekt për parkingun solar në Gërmi, madje vendosem edhe kur të përurohej ky projekt. Më pas të nesërmen, kryetari më përgëzoi për një punë që e bëra me ‘Trafikun Urban’ për zgjatjen e një linje deri në fshatin Hajkobillë”, u shpreh Musliu, për “Kallxo Përnime”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama më 02.02.2024 njoftoi për shkarkimin e tashmë ish-drejtorit të shërbimeve publike, Ilirk Musliu nën arsyetimin se nuk kishte punuar sa duhet në menaxhim të situatës me mbeturina.
Musliu theksoi se arsyeja për shkarkimin e tij ka qenë ‘puro politike’.
“Jam një prej drejtorëve të fundit ndoshta që do isha shkarkuar me këtë arsyetim, e vërteta është politike. Qysh mundet një kryetar i kryeqytetit i cili ka përvojë, ka kompani në Londër, të të shkarkojë pa asnjë diskutim, pa bërë kurrfarë vlerësimi të performancës, ose a ka qenë e rrugës ta thërras Uran Ismailin, t’i flasë për pritshëmritë ose ta pyes që të ndërrojë drejtorin”, shtoi tutje Musliu.
Kryetari Rama në njoftimin për shkarkim të Musliut kishte potencuar se përkundër që kishte ndarë buxhet me shumë për këtë çështje, nuk ishin parë rezultate.
“Në cilësinë e Kryetarit të Kryeqytetit, kam bërë përpjekje duke krijuar një Task Force dhe kam ndarë buxhet shtesë për këtë drejtori dhe ndërmarrjen përkatëse, por përkundër kësaj mbështetje të vazhdueshme nuk ka pasur rezultate nga drejtoria në fjalë” – thuhej në njoftimin e të parit të kryeqytetit.
Ndërsa, në emisionin ‘Kallxo Përnime’ më 09.02.2024 Përparim Rama tha mes tjeash se kishte dhënë afat që gjendja me mbeturina në kryeqytet të përmirësohej.
“Në aspekt të mbeturinave ka qenë problem që nga fillimi, kemi marrë hapa për këtë, janë ndarë fonde e subvencione për drejtorinë, prej vitit të kaluar kemi pasë takime urgjente, dhe kanë thënë se kanë plan ta zgjidhin. Në gusht u kam thënë se kjo është e fundit sepse nëse nuk ka mundësi të kryejë punë vetëm “‘Pastrimi”, na duhet ndihmë. Më janë lutur të vazhdojë deri në nëntor, drejtori i Shërbimeve Publike, ‘Pastrimit’ dhe nënkryetarja”, ka thënë Rama.
Por, Ilirik Musliu mohoi të ketë pasur afate nga ana e kryetarit për këtë çështje.
“Unë asnjëherë nuk kam pas afate me kryetarin Përparim Rama sa i përket mbeturinave, asnjëherë nuk kemi pas diskutim për performancën, kemi pas diskutim dhe takime, por në master plan të menaxhimit të mbeturinave. Kisha pas qejf t’i shoh nëse ka ndonjë deadline (afat kohor) që më është drejtuar mua”, u shpreh Musliu.
Derisa, për buxhetin shtesë që Rama ia atribuoi meritat vetes, Musliu tha se erdhi si rezultat i numërimit të njësive dhe rritjes së faturës për mbeturina.
“Buxhetin për menaxhim të mbeturinave nuk e ka rritur Përparim Rama, por është rritur nga rregullorja për numërimin e njësive nga 75 mijë në 95 mijë, ku për herë të parë është bërë numërimi dhe është rritur fatura e mbeturinave”, shtoi më tej Musliu.
Shkarkimin e drejtorit Ilirik Musliu e kishte quajtur revansh politik edhe tashmë ish nënkryetarja nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu që, sipas saj, erdhi nga mospërkrahja e kësaj partie për këmbim të pronës në zonën e mbrojtur të Badovcit me atë në lagjen ‘Prishtina e re’ që u votua në Kuvend Komunal më 21.12.2023.
Derisa, më 08.02.2024 LVV dhe PDK përmes një seance të jashtëzakonshme anuluan vendimin për këmbim të kësaj prone.
Menjëherë pas këtij procesi, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili njoftoi për daljen nga koalicioni qeverisës me LDK-në në kryeqytet, duke i hapur kështu rrugë krijimit të një shumice të re. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025