LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet Bedri Bytyçi, imami thotë se deklarata e tij për Hilmi Haradinajn ishte emocionale (VIDEO)

Shkarkohet Bedri Bytyçi, imami thotë se deklarata e tij për Hilmi Haradinajn ishte emocionale (VIDEO)

Një veprim i hoxhës së fshatit, i preku fort banorët e fshatit Fortesë në komunën e Rahovecit.

Të dielën, ata panë se imami i tyre Bedri Bytyçi, shkroi në Facebook, duke kërkuar që Hilmi Haradinaj, të bojkotohet nga hoxhallarët për ceremoninë mortore.

Prandaj, u mblodhën dhe vendosën që ta shkarkojnë atë.


Sipas Bashkësisë Islame të Rahovecit, Bytyqi, nuk ka qenë Imam me kontratë nga Bashkësia Islame e Kosovës, por në marrëveshje me disa fshatarë, është vendosur të shërbejë në këtë fshat.

“Deklaratat e Bedri Bytyqit në lidhje me varrimin e babait te vëllezërve Haradinaj është në kundërshtim të plotë me parimet e fesë islame, andaj si të tilla janë të papranueshme.

Imami Bedri Bytyqi nga Rahoveci apelon të hoxhallarët: Mos shkoni në varrim të Hilmi Haradinajt
Lexo po ashtu Imami Bedri Bytyqi nga Rahoveci apelon të hoxhallarët: Mos shkoni në varrim të Hilmi Haradinajt

Bedri Bytyqi edhe pse ne media është paraqitur si imam i xhamisë në fshatin Fortesë, në fakt ai nuk është imam i kontraktuar nga BIK-u, por personi në fjalë ka bërë marrëveshje me disa xhemat-li që të shërbejë në këtë fshat si imam si dhe ka qenë kandidat i cili ka marrë pjesë në konkursin e shpallur për imam në xhaminë e fshatit Fortesë.

Bytyqi, ka qenë në procedurë të verifikimit, e që pas kësaj deklarate të papërgjegjshme të tij, çështja e punësimit të tij në KBI Rahovec është e mbyllur dhe ai nuk mund të jetë imam i ndonjë xhamie të këshillit tonë”, thuhet në kumtesën e Bashkësisë Islame të Rahovecit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Siguri
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Lajme
Kalo në kategori