LAJMI I FUNDIT:

Shkarkime selektive të anëtarëve të bordeve

Shkarkime selektive të anëtarëve të bordeve

Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e pestë të qeverisë të mbajtur më 29 shator, mori vendim për shkarkimin e anëtarëve të bordeve. Shkarkimi, sipas vendimit të qeverisë, ishte bërë bazuar në një opinion të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Opinioni i AKK-së ishte dërguar pas një iniciative të tri organizatave – INDEP, GLPS dhe GAP për të shikuar të kaluarën politike të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike që ishin emëruar në kohën e Qeverisë Mustafa.


Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se vendimi i Haradinajt nuk ishte gjithëpërfshirës, pasi i amnistoi disa anëtarë të bordeve për të cilët tri organizatat joqeveritari kishin ofruar dëshmi për të kaluarën politike të tyre.

Përveç amnistimit të disa anëtarëve të bordeve, vendimi i Qeverisë Haradinaj është i kontestueshëm edhe te Bordi i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), e cila është shndërruar në agjenci nga ndërmarrja publike. /kallxo.com/