LAJMI I FUNDIT:

Shkalla e infeksionit me COVID-19 është dukshëm më e lartë te fëmijët me ngjyrë dhe me të ardhura të ulëta, zbulon studimi i ri

Shkalla e infeksionit me COVID-19 është dukshëm më e lartë te fëmijët me ngjyrë dhe me të ardhura të ulëta, zbulon studimi i ri

Shkalla e infeksionit me coronavirus në Shtetet e Bashkuara është dukshëm më e lartë te fëmijët me ngjyrë dhe ata me prejardhje socio-ekonomike më të ulët.

Studimi ekzaminoi një mijë pacientë fëmijë të testuar midis 21 Marsit dhe 28 Prillit në Uashington. Vetëm 7.3 për qind e fëmijëve të bardhë u testuan pozitivë për COVID-19, në kontrast me 30 për qind të fëmijëve me ngjyrë dhe 46.4 për qind të fëmijëve hispanikë, raporton CNN.


Të gjitha lajmet rreth coronavirusit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth coronavirusit

Fëmijët me ngjyrë janë tre herë më shumë të infektuar se sa të bardhët, thotë studimi i botuar në revistën “Pediatrics”.

Zona e testimit mblodhi informacione themelore demografike për të gjithë pacientët; ekipi hulumtues më pas përdori të dhënat e sondazhit për të vlerësuar të ardhurat e familjes bazuar në adresat e shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Nga 1.000 personat e testuar, 207 ishin pozitivë me coronavirus. Rreth 9.7 për qind e atyre në rajonet me të ardhurat më të larta ishin të infektuar, ndërsa 37.7 për qind në rajonet me të ardhura më të ulëta, zbuloi ekipi.

Nga pacientët e testuar, rreth një e treta ishin me ngjyrë dhe rreth një e katërta ishin spanjollë.

Ekipi zbuloi se pabarazitë ekzistuan edhe tek mosha, gjinia dhe të ardhurat mesatare të familjes.

Pabarazitë mund të jenë pjesërisht shkaktar të qasjes së kufizuar në kujdesin shëndetësor dhe burimeve, si dhe paragjykimit dhe diskriminimit, por studiuesit thanë që kërkohen studime të mëtejshme për të kuptuar shkakun. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori