LAJMI I FUNDIT:

Shkaku “krizës nervore” ushtari rus qëlloi në drejtim të kolegëve, tetë të vrarë dhe dy të plagosur

Shkaku “krizës nervore” ushtari rus qëlloi në drejtim të kolegëve, tetë të vrarë dhe dy të plagosur

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka bërë të ditur se një ushtar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të kolegëve, duke vrarë së paku tetë prej tyre.

DW raporton se dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas incidentit të shkaktuar në një bazë ushtarake të regjionit Baikal Lake, afro 150 kilometra në kufi me Mongolinë, transmeton Telegrafi.


“Të mbijetuarit, janë dërguar me shpejtësi në qendrat spitalore, ku janë trajtuar menjëherë dhe gjendja tyre shëndetësore është nën kontroll”, thuhet në raportin Ministrisë së Drejtësisë. Në anën tjetër, në mesin e tetë të vrarëve, janë dy oficerë, derisa të tjerët janë ushtarë të zakonshëm.

“Mund të ketë pësuar krizë nervore, shkaku i rrethanave personale që nuk kanë të bëjnë me shërbimin ushtarak”, është thënë shkurt, lidhur me arsyen e të shtënave.

Komiteti Hetues i Rusisë ka hapur rastin e vrasjes kundër 20-vjeçarit Ramil Shamsutdinov, i cili po trajtohet si i dyshuari kryesor.

Të shtënat dhe dhuna e përgjithshme ishin të përhapura në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000, kur mungesa e parave dhe morali i ulët pllakosi ushtrinë ruse. Vitet e fundit, incidentet e tilla kanë qenë shumë më të rralla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori