Shkaku i rrëzimit të aeroplanit në Dubai, India humbi një kontratë me vlerë 1.2 miliard dollarë

Armenia ka njoftuar se po pezullon negociatat për blerjen e aeroplanit luftarak indian Tejas, pasi një aeroplan i këtij modeli u rrëzua gjatë një shfaqjeje ajrore në Dubai Airshow të shtunën.
Armenia kishte zhvilluar bisedime me qeverinë indiane dhe prodhuesin e aeroplanit HAL për blerjen e 12 avionëve me vlerë 1.2 miliardë dollarë, marrëveshje që do të ishte kontrata e parë eksportuese për këtë tip aeroplani.
Zhvillimi i aeroplanit Tejas filloi në vitin 1982, si pjesë e përpjekjeve të Indisë për t’u bërë një nga blerësit dhe eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë, shkruan jp.
- YouTube www.youtube.com
Tejas duhej të zëvendësonte qindra aeroplanë indianë MiG-21, të cilët janë nxjerrë jashtë përdorimit këtë vit. Deri më tani, Forcat Ajrore të Indisë kanë pranuar vetëm 40 aeroplanë Tejas nga seria e parë e prodhimit.
Ende nuk është sqaruar nëse rrëzimi në Dubai u shkaktua nga ndonjë defekt teknik apo gabim i pilotit, por reputacioni i aeroplanit është tashmë i dëmtuar.
Komandanti i ekipit akrobatik F-16 Viper të Forcave Ajrore të SHBA-së, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, kritikoi vendimin e organizatorëve të Dubai Airshow për të vazhduar me fluturimet akrobatike edhe pas rrëzimit të avionit Tejas.
Major Taylor Hiester shkroi në llogarinë e tij në Instagram se ishte i tronditur nga aksidenti dhe nga ajo vendimmarrje, dhe se, nga respekti për pilotin indian dhe familjen e tij, ekipi i tij anuloi performancën përfundimtare të planifikuar në ngjarje. /Telegrafi/

















































