LAJMI I FUNDIT:

A shkaktojnë fëmijët ngrohje globale?

A shkaktojnë fëmijët ngrohje globale?
Ilustrim

Bjorn Lomborg

Stacioni radiofonik NPR në Shtetet e Bashkuara pyet: “A duhet të kemi fëmijë në epokën e ndryshimeve klimatike?” Revista The Nation dëshiron të dijë: “Si vendosni të keni një fëmijë kur ndryshimet klimatike po ribëjnë jetën në Tokë? The Guardian i këshillon lexuesit: “Dëshironi të luftoni ndryshimet klimatike? Bëni më pak fëmijë.” Dhe New York Times paralajmëron se të kesh një fëmijë është veprimi më i keq mjedisor që mund të ndërmarrë dikush.

Duke pasur dy fëmijë, një grua hipotetike amerikane që kalon tek një makinë që harxhon më pak karburant, e nget më pak, riciklon, vendos llamba dhe dritare që kursejnë energji elektrike, do të bënte po aq dëm sa “40-fishi i asaj që ajo ka kursyer nga këto veprime”. Vitin e kaluar, shkalla e lindjeve në SHBA pati një ulje në nivel historik.

Kjo ka ndodhur edhe më parë. Në vitet 1970, frika nga degradimi mjedisor dhe kolapsi shoqëror bën që disa njerëz me qëllime të mira të rrinin pa fëmijë. Shkencëtarët dhe liderët e opinionit që përbëjnë Klubin e Romës parashikuan fundin e njerëzimit, duke parashikuar se botës do t’i mbaronte alumini, bakri, ari, plumbi, merkuri, molibdeni, gazi natyror, nafta, argjendi, kallaji, tungsteni dhe zinkut. Ata mbështetën ndalimin e rritjes ekonomike, uljen e konsumit dhe sigurimin që njerëzit të kishin më pak fëmijë.

Disa njerëz në vendet e pasura e ndoqën këtë këshillë. Në vitin 1972, aktivistët amerikanë themeluan Organizatën Kombëtare për Jo-Prindërit, duke e promovuar mos pasjen e fëmijëve si “të përgjegjshëm politikisht”. Një studim shkencor nga viti 1976 vuri në dukje se frika nga mbipopullimi ishte bërë “një nga arsyet për të ndenjur pa fëmijë”. Fillon të pyesësh veten nëse ndonjërin nga shkencëtarët pati brerje ndërgjegje ose sa prindër të ardhshëm ndien pendesë, kur parashikimet e tmerrshme rezultuan se ishin thjesht frikë.

Ashtu si Klubi i Romës, shkencëtarët e sotëm klimaterik flasin kundër pasjes së fëmijëve duke theksuar barrën mjedisore të shkaktuar nga shtimi i popullsisë së planetit. Shumica e analizave përdorin qasjen e paraqitur në një studim të vitit 2009 nga Paul A. Murtaugh dhe Michael G. Schlax të Universitetit Shtetëror të Oregonit, i cili bënë përgjegjës çdo prind për gjysmën e emetimeve të parashikuara të karbonit në jetën e çdo fëmije. Por, ai nuk ndalet me kaq. Ju mbaheni përgjegjës jo vetëm për gjysmën e emetimeve të fëmijës suaj, por edhe për një të katërtën e emetimeve të nipërve e mbesave tuaja, një të tetë të emisioneve të stërnipave dhe stërmbesave tuaja e kështu me radhë. Në skenarin e tyre kryesor, Murtaugh dhe Schlax presin që në SHBA çdo fëmijë do të jetë përgjegjës për më shumë se 20 tonelata CO2 (dioksid-karboni) çdo vit.

Ky parashikim është problematik në disa pika. Fillimisht, sasia e emetimeve është 20 për qind shumë më e lartë në krahasim me realitetin e sotëm. Për më tepër, SHBA pret që emisionet personale të bien 0.5 për qind më shumë çdo vit përpara vitit 2050.

Së dyti, qasja për fajësimin e prindërve për të gjitha emetimet e të gjithë pasardhësve në të ardhme është thjesht qesharake. Me këtë masë, paraardhësit tanë ishin shumë më keq për planetin sesa çdo miliarder që jetonte sot. Është e qartë se vendimi i vajzës suaj pas dy apo tre dekadash për të pasur apo jo fëmijë është përgjegjësi dhe zgjedhje e saj.

E vërteta është se një fëmijë më shumë do të thotë ndoshta 90 vjet emetime CO2-shi (shkaktuar kryesisht nga një jetë e tërë konsumi produktesh dhe shërbimesh që janë përgjegjëse për emetime të tilla), e cila në rastin më të keq do të mbetet rreth nivelit të sotëm prej rreth 15 ton për person në vit. Kjo arrin deri në 1,350 ton gjatë këtij shekulli.

Nëse jeni vërtet të shqetësuar për emetimet shtesë, ju mund t’i kompensoni dëmet e shkaktuara nga emetimet e jetës së fëmijës tuaj për rreth 23,400 dollarë (19,600 euro) në sistemin e tregtimit të emetimeve të Bashkimit Evropian. Nëse blini certifikatat, ju do të detyroni kompanitë e energjisë dhe të tjera të emetojnë saktësisht 1,350 ton më pak këtë vit.

Për ta bërë më të lehtë, Departamenti Amerikan i Bujqësisë e vlerëson koston e rritjes së një fëmije amerikan të shtresës së mesme deri në moshën 17-vjeçare në 233,610 dollarë. Është e qartë se vlera e prindërve për të pasur një fëmijë është – me shumë gjasa më shumë – më shumë se 233,610 dollarë. Ulja e emetimeve të CO2-shit duke mos pasur fëmijë ka një vlerë jo më të lartë se 23,400 dollarë. Në terma monetarë të papërpunuar, “përfitimet” e fëmijëve i tejkalojnë më shumë “kostot” e tyre klimaterike.

Dhe, megjithatë, trembja për t’u bërë prindër vazhdon. New York Times intervistoi një grua të re, e cila tha: “E di se njerëzit janë bërë për të lindur, por instinkti im tani është të mbroj fëmijët e mi nga tmerret e së ardhmes duke mos i sjellë ata në botë”.

Kjo retorikë është aq e gabuar sa parashikimet e Klubit të Romës. Një studim global i të gjitha vlerësimeve shkencore të kostove të dëmeve të ndryshimeve klimatike, i ndërmarrë nga paneli për klimën i Kombeve të Bashkuara, zbuloi se ngrohja globale aktualisht ka një kosto neto zero (studimi më pesimist identifikon një kosto prej 0.3 për qind të GDP-së botërore dhe ai më optimistë një përfitim neto prej 2.3 për qind.) Nëse ne nuk bëjmë asgjë, dëmet e ardhshme pritet të arrijnë një total prej dy për qind të GDP-së në një gjysmë shekulli dhe 3-4 për qind në fillim të shekullit të ardhshëm.

Kjo do të thotë se ndryshimet klimatike janë padyshim një sfidë me të cilën duhet të përballemi dhe ekziston një rast bindës për të shpenzuar për studimin dhe zhvillimin e energjisë së rinovueshme. Por, t’i trembësh njerëzit që të mos kenë fëmijë i mohon prindërve të mundshëm atë që shpesh shihet si një nga gjërat më të mira që jeta ka për të ofruar, për të arritur më shumë më pak gjë të mirë sesa mund të blejnë 23,400 dollarë. Të bësh pak të mira mjedisore me një kosto kaq të madhe njerëzore është një marrëveshje e keqe për të gjithë. /Project Syndicate/BIRN/

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori