LAJMI I FUNDIT:

Në Mitrovicë shiu “surprizon” panelistët në sallë, ku po diskutonin tema të rëndësishme (Video)

Në Mitrovicë shiu “surprizon” panelistët në sallë, ku po diskutonin tema të rëndësishme (Video)

Agim Bahtiri në qytetin që ai drejton, sot ka organizuar një tryezë për zhvillimet e fundit politike në vend, posaçërisht tendencës për ndarjen e Kosovës.

Në Mitrovicë, gjatë tryezës të organizuar nga kryetari Agim Bahtiri, ishin të ftuar liderët politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Panelistët u shprehën qartë kundër idesë së ndarjes së mundshme të Kosovës, apo shkëmbimit të territoreve.


E, përderisa kjo konferencë me një temë kaq madhore, arriti objektivat për të cilat ishte thirrur, jo gjithçka shkoi mirë sa i përket organizimit.

Në momentin që fjalën e mori përfaqësuesja e shoqërisë civile, Florentina Hajdari, RTV Dukagjini ka kapur disa pamje jo të zakonshme në tryeza të tilla.

Nga pullazi i Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, shiu vazhdonte të pikonte dyshemenë dhe tavolinën ku ishin vendosur panelistët.

Pamje të tilla më së miri tregojnë se Kosova përpos nevojës për tema “të mëdha” ka nevojë edhe për menaxhimin e probleme lokale, të tilla si ajo e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori