LAJMI I FUNDIT:

Sheshi i kryeqytetit, mbushet i tëri me ujë nga shiu

Sheshi i kryeqytetit, mbushet i tëri me ujë nga shiu

Reshjet e mëdha të shiut kanë mbushur me ujë edhe sheshet e Prishtinës.

Sipas fotografive që kanë dërguar lexuesit, shihet, amfiteatri te sheshi “Zahir Pajaziti”, i stërmbushur.


Po asht edhe pjesa tjetër e sheshit Skënderbeu”, komplet është e mbushur me ujë.

Shiu i dendur përmbyt rrugët e Prishtinës
Lexo po ashtu Shiu i dendur përmbyt rrugët e Prishtinës

Përveç kësaj, edhe në lagjen e Spitalit, Mati1, është prekur dukshëm nga vërshimet.

Sipas një video-incizimi, barnatoret skaj rrethit janë mbushur me ujë.

Ndërkaq, qarkullimi në qendrën e qytetit, por edhe në dalje të Prishtinës është vështirësuar si pasojë e sasisë së madhe të ujit të mbledhur.

Përveç Prishtinës, shihu preku edhe komunat e tjera.

Komuna e Skenderajtdhe Gjilanit pati shira të dendur dhe breshër gjatë ditës së diel.

Të premten (16 korrik), Instituti kishte parashikuar mot me shi nga data 17 deri më 19 korrik.

Megjithatë, sipas këtij njoftimi, nuk parashihet dalje e lumenjve nga shtretërit, që paraqet shkakun kryesor të vërshimeve dhe dëmeve të rënda si pasojë e reshjeve.

“Në lumenjtë kryesorë, sipas rrjetit të stacioneve hidrometrike në Kosovë, nuk parashihet që të kenë lëkundje të theksuara të niveleve dhe prurjet të ujit, prandaj edhe nuk do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore”, thuhej në njoftim./Telegrafi.