LAJMI I FUNDIT:

Shiu i dendur, 56 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në verilindje të Brazilit

Shiu i dendur, 56 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në verilindje të Brazilit

Të paktën 56 persona kanë vdekur në shtetin verilindor të Brazilit, Pernambuco, mes shirave të dendur gjatë fundjavës, sipas forcave të mbrojtjes civile të shtetit.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 56 persona të tjerë janë të zhdukur dhe të paktën 25 janë plagosur, tha të dielën Ministri i Zhvillimit Rajonal i Brazilit, Daniel Ferreira.


Më shumë se 3,900 njerëz kanë humbur gjithashtu shtëpitë e tyre për shkak të rrebeve shkatërruese, shtoi Ferreira.

Disa nga vdekjet thuhet se u shkaktuan nga rrëshqitjet e dheut në zonën më të madhe të Recife, tha mbrojtja civile e Pernambuco, e cila u ka kërkuar banorëve që jetojnë në zona me rrezik të lartë të kërkojnë strehim diku tjetër.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro tha se ushtria braziliane do të ndihmonte të prekurit dhe se ai do të udhëtonte personalisht në Recife të hënën për të vlerësuar situatën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori