Numrat e shitjeve të veturave në fund të muajit maj, janë mjaft të larta në krahasim me ato të një muaji më herët
Industria e automobilizmit është dëmtuar rëndë nga pandemia, pasi numri i shitjeve të veturave ishte në minimumin e mundshëm, transmeton Telegrafi.
Gjigantët si Mercedes dhe Porsche që kanë shitje shumë të mëdha, kanë pasur rënie masive të shitjeve, derisa janë anuluar edhe shumë projekte dhe bashkëpunime të ndryshme. Por, ka lajme të mira, sa i përket kërkesës dhe shitjeve gjatë fundit të muajit të kaluar, kur shitja e veturave është rritur sërish.
Raporti nuk tregon se industria e automobilizmit është kthyer në gjendjen e mëparshme, por se është në rrugë të mbarë për kthim në normalitet. Hyundai Motor Group njoftoi se Hyundai dhe Kia kanë pësuar rritje të shitjeve.
Derisa, Hyundai është shitur në 57,619 njësi në fund të muajit të kaluar, derisa në të njëjtën kohë të vitit të kaluar u shite në 60,062 njësi, Kia i ka shitur 22,512 njësi në fund të majit, që është më shumë se 17,238 njësi, që u shit në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Mazda i ka shitur 24,993 njësi në fund të muajit të kaluar, që është dhjetë për qind më pak se shitjet e muajit të njëjtë të një viti më herët.
Subaru i ka shitur në muajin maj 51,988 njësi, që është për 18 për qind më pak se gjatë periudhës së njëjtë të vitit të shkuar, derisa shumica e makinave Honda kanë pasur shitje të njëjtë me ato të vitit të kaluar, ndërsa për Passport ka pasur kërkesë pak më të madhe.
Sa i përket industrisë së makinave luksoze, Acura ka pasur problem me shitjet, pasi shiti 28.7 për qind më pak vetura muajin e kaluar, në krahasim me një vit më herët, Genesis u shit në 1,350 njësi, apo 41.6 për qind më pak. Volvo ka pasur shitje të konsiderueshme, duke arritur të shiste 9,519 makina, që janë vetëm 2.5 për qind më pak se shitjet e muajit të njëjtë në vitin e kaluar.
Shitjet e automjeteve nuk pritet të normalizohen menjëherë, mirëpo nëse do të ketë rritje të vazhdueshme, brenda disa muajve mund të ketë edhe rikthim në normalitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro
Administrata Trump dëshiron "të hapë rrugë" për makinat pa shofer?
Më në fund Volkswagen po prezanton një Tiguan të ri
Vlerësimi i gjendjes së baterisë: Mos u frikësoni kur blini një veturë të përdorur elektrike
Bleu 200 Land Roverët e fundit, i modifikoi dhe fitoi shumë nga ta
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian