Është konfirmuar tashmë se Conor McGregor do të përballet me Donald Cerronen në kuadër të UFC 246.

Përballja në mes të dy boksierëve që janë pjesë e arteve marciale do të zhvillohet më 18 janar në Las Vegas.


Irlandezi nuk kishte boksuar që nga tetori i vitit të kaluar, atëherë kur kishte pësuar humbje nga Khabib Nurmagomedov, që eskaloi edhe jashtë ringut.

https://twitter.com/ufc/status/1208508391414349826

McGregor është i gatshëm që të rikthehet në UFC dhe përball do ta ketë Cerronen, e që nga tifozët ka një interesim të madh.

Për përballjen që do të zhvillohet në T-Mobile Arena, Las Vegas,  të gjitha biletat janë shitur për një ditë.

Sipas të presidentit të UFC-së, Dana White të ardhurat nga biletat kanë kapur shifrën e 10 milionë dollarëve.

Kjo tregon se do të jetë një meç për të mos e humbur e që bileta më e lirë ishte 300 dollarë, me më të shtrenjtë që kapte shifrën e 1500 dollarëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app