LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Transporti publik është i ngadalshëm dhe joefikas

Shilegov: Transporti publik është i ngadalshëm dhe joefikas

Kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Alsat foli edhe për gjendjen e transportit publik në Shkup.

Ai nga njëra anë e pranoi se transporti publik është i ngadalshëm dhe joefikas por ai ia hodhi fajin analizave të trafikut që nuk bëhen prej vitit 1984 në Shkup, që kur janë vendosur linjat e autobuzave në qytet.


“Transportin nuk mund ta shihni vetëm në kuptim të transportit publik, por tërë komunikacionin në qytet. Ajo që ne për momentin e kemi, transporti publik që është i ngadalshëm dhe joefikas. Jo aq komod dhe nuk mund të them se është i lirë. Nuk mund të them këtë, por nuk mundeni të mbështeteni në atë se nëse merreni autobusin e qytetit dhe në kohë të arrini atje ku dëshironi. Pastaj lidhja është e keqe nga njëri skaj në tjetrin skaj të qytetit”.

“Pse, sepse analiza e fundit për nevojat e transportit publik në Shkup është bërë në vitin 1984 dhe atëherë janë vendosur linjat e këtilla të autobusëve që i njohim tani. Çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë se në vitin 2019, edhe pak jemi 2020, ne vozitemi me autobus për nevojat e Shkupjanëve që kanë jetuar këtu në vitin 1984. Dhe tani këtu duhet ta bëni…nëse mundësoni transport, atë për të cilin besoj se do flasim sonte, atëherë njerëzit do kuptojnë se është shumë më i shpejtë, më i lirë, më efikas të arrijnë nga njëra në pikën tjetër të qytetit me transportin publik sesa të lëvizin me automjetet e tyre”, tha Shilegov.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori