LAJMI I FUNDIT:

Shikoni si lidhen tojat e këpucëve me vetëm njërën dorë. As që keni ëndërruar që mund të jetë aq e lehtë

Shikoni si lidhen tojat e këpucëve me vetëm njërën dorë. As që keni ëndërruar që mund të jetë aq e lehtë

Amerikania paraolimpike Megan Absten ju tregon se si ajo përgatitet për vrapimin e madh dhe si i lidh tojat me njërën dorë.

Megan Absten është fituese e medaljes në vrapimin në 100 dhe 200 metra me pengesa dhe, edhe pse ka lëndime të përhershme, atë nuk e pengon që të fitojë medalje, por as që të përgatitet vetë për vrapimet e saj.

Ajo shpjegon se ekzistojnë shumë aparate të cilat mund t’ia lehtësojnë përgatitjet, mirëpo ajo vetë ka zhvilluar metodën personale dhe të gjithëve u tregon se si funksionon ajo, transmeton Telegrafi.


Në vijim shikoni instruksionet e hollësishme:

1. Filloni me tojat nga të dyja anët, pastaj kryqëzoni në mes.

2. Vendoseni njërën tojë nën atlete dhe shtrëngojeni fortë që ajo të qëndrojnë në vend, pastaj tërhiqeni tjetrën tojë dhe shtrëngojeni.

3. Bëjeni tojën ose në formë të “veshëve të lepurit” nga toja e lirshme, dhe kapeni midis dy gishtave tregues dhe gishtit të madh.

4. Me ndihmën e gishtit të mesëm tërhiqeni tojën e cila është në atlete dhe mbështilleni përreth tojës ose “veshëve të lepurit”.

5. Pasi që keni bërë një “vesh lepuri, bëjeni edhe tjetrin.

6. Mbajeni njërën tojë midis gishtit të mesëm dhe gishtit të unazës, ndërkaq tjetrën midis gishtit të madh dhe gishtit tregues, pastaj bëjeni nyjën derisa të bëhet e fortë.

Shikojeni se si i lidh tojat:

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Çfarë të vizitosh
Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Rregullimi i shtëpisë
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Astrologji
Binjakët – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi do të jetë sfidues, por me kalimin e kohës, rrethanat do të ndryshojnë për mirë

Binjakët – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi do të jetë sfidues, por me kalimin e kohës, rrethanat do të ndryshojnë për mirë

Astrologji
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle

"Vajza më e bukur në botë" nga Nigeria, befason botën me bukurinë e saj natyrale

Kalo në kategori