LAJMI I FUNDIT:

Shikoni si krijohet lëkura vegane

Shikoni si krijohet lëkura vegane

Një fabrikë e vogël ë shtetin meksikan Guanajuato ka vendosur të zhvillojë biznesin ekologjik dhe ka “recetën” e vet për materialin gjithnjë e më të popullarizuar

Ky bio-tekstil ndërtohet në tërësi nga lëndët e para natyrale me prejardhje joshtazore, transmeton Telegrafi.


Ky biznes është specializuar në ndërtimin e materialeve të cilat janë të qëndrueshme dhe është e mundshme të riciklohen.

Lëkura vegane prodhohet nga mbetjet organike, ndërsa në vend të parë gjenden mbetjet e pemëve, posaçërisht mangos.

Lëkurët e bërthamës së mangos janë lëndë e parë e kërkuar e siguruar nga burime të ndryshme.

Tretjen e mbetjeve i ziejnë dhe i përpunojnë me ndihmën e baktereve dhe përftohet lënda e parë, e cila sipas shumë karakteristikave është e ngjashme me lëkurën.

Shteti Guanajuato është i njohur edhe për industrinë e këpucëve, ndërkaq ky material është shumë i shfrytëzueshëm për modele të ndryshme të këpucëve. Ndërmarrësit kanë për qëllim të dalin në tregun ndërkombëtar.

Të shikojmë një ndër mënyrat se si krijohet lëkura vegane:

/Telegrafi/