Në Lancanshire të Anglisë, policët janë vënë në ndjekje të një të burri që ishte raportuar se ka shkaktuar dhunë familjare.

Ashley Gerrard ka arritur t’i ikë pesë patrullave që i ishin vënë pas, derisa ka hyrë në oborrin e një shtëpie, transmeton Telegrafi.


I zënë pa rrugëdalje, 29-vjeçari ka dalë nga vetura dhe e ka nxjerrë revolen në drejtim të policëve.

Megjithëse ai e ka tërhequr këmbëzën, nuk ka shkrepur me armën 8 mm.

Në xhirimin e regjistruar nga kamerat e sigurisë, shihet mënyra se ai e arrestuan policët Gerrardin, teksa nuk kishin ndonjë armë me vete. /Telegrafi/