LAJMI I FUNDIT:

Shikoni se si duket e çara prej 80 metrave në Antarktik

Shikoni se si duket e çara prej 80 metrave në Antarktik

Shkencëtarët e NASA-s janë gjithnjë e më shumë të brengosur për shkak të krijimit të çarës gjigante në një akullnajë të ndjeshme Pine Island të Antarktikut.

Shkencëtarët e kanë vërejtur të çarën me 14 tetor derisa me aeroplan po incizonin akullnajën Pine Island. Mendojnë se akullnaja do të pëlcas së shpejti duke e krijuar kështu një ishull akulli me madhësi të New Yorkut.

E çara është e gjatë 29 kilometra dhe e gjerë mesatarisht 79 metra. Shkencëtarët pohojnë se për çdo ditë madhësia e të çarës rritet për 1.8 metra, gjë të cilën e konfirmoi edhe fluturimi i përsëritur mbi të çarën dy javë më vonë.

Pine Island është një nga akullnajat më të mëdhenj dhe “më të shpejtë” në Antarktik. E quajnë edhe “nënbarku i dobët i Antarktikut” për shkak se zvogëlohej vazhdimisht.


Por, shkencëtarët pohojnë se një e çarë e këtillë është fenomen natyrorë që ndodh për çdo dekadë dhe se nuk ka asgjë të bëjë me ngrohjen globale. Besojnë se ishulli i ri i akullt do të ndahet nga Pine Island deri në fundin e këtij ose më së largu në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/