Shikimi symaceje

Një nga stilet më të kërkuara të grimit është grimi “smokeyeyes”, teknikë kjo që asnjë mashkull nuk do të qëndrojë indiferent.
Ja disa hapa që duhet që duhet të ndiqni për ta realizuar këtë grim:
Hapi i parë Aplikoni korrektorin tek kapakët e syrit për të krijuar një bazë, transmeton Telegrafi.
Hapi i dytë Me ndihmën e penelit realizoni një vijë të rregullt përgjatë kapakut të syrit. Në të njëjtën mënyrë realizoni vijën tek qepallat e poshtme.
Hapi i tretë Me ndihmën e furçave të syve, aplikoni tonin e errët të syve. Ngjyrat në modë janë kafe, e gjelbër e errët dhe ngjyrë hiri. Ngjyrosni pjesën e brendshme të qepallave të syve deri tek këndi i jashtëm i syrit.
Hapi i katërt Pjesën nën vetull lyejeni me një ngjyrë neutral ose ngjyrë mishi mat.
Hapi i pestë Përfundoni grimin duke aplikuar një rimel tek qerpikët, në mënyrë që syri të jetë sa më i plotë.


















































