Shikimi jo i mirë dhe dobësimi i funksioneve mendore janë të shpeshtë te personat e moshuar, dhe reciprokisht janë të lidhura, mirëpo është çështje se a do të ndikojë shikimi i dobët në shëndetin mendor apo anasjelltas, ka konstatuar ekipi në punimin e publikuar në revistën JAMA Ophthalmology.
Shkencëtarët këtë studim e kanë bërë në periudhën prej tetë vjetësh ku kanë ndjekur 2.520 persona të rritur, duke studiuar të shikimin e tyre dhe aftësitë mendore çdo vit, transmeton Telegrafi.
Gjatë hulumtimit është konstatuar që dobësimi mesatar i shikimit i është përgjigjur mesatarisht humbjes së aftësisë së leximit të një rreshti të germave në testin e shikimit.
Personat të cilët në fillim të hulumtimit kanë pasur të shikim të dobët kanë pasur edhe rezultate të dobëta në testin e aftësive mendore.
Është vërejtur që gjendja e shikimit të personave të përfshirë në studim në kontrollimin paraprak është shprehur në gjendjen e aftësive mendore në kontrollimin pasues.
Edhe pse gjendja e funksioneve mendore në kontrollim është shprehur në gjendjen e shikimit në kontrollimin pasues, efekti i dobësimit të shikimit në funksionet mendore ka qenë dukshëm më i fuqishëm.
Hulumtuesit nga Universiteti i Miamit, tërheqin vërejtjen që mekanizmi i ndikimit të dobësimit të shikimit në rënien e funksioneve mendore nuk është i njohur dhe shton që dobësimi i shikimit i dekurajon njerëzit që të merren me aktivitete të cilat stimulojnë trurin siç janë zgjidhja e fjalëkryqeve ose komunikimi me njerëz të tjerë.
Mjekët rekomandojnë kontrolle të rregullta të syve te të moshuarit, si edhe kontrolle të jashtëzakonshme me rastin e cilado prej simptomave të syve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës