Shije e patejkalueshme: Mish pule me jogurt të cilin duhet patjetër ta provoni
Shije fantastike, nuk do t’i rezistoni Përbërësit: ▪ 6 bërxolla pule, ▪ ¼ e filxhanit jogurt, ▪ 2 lugë majonezë, ▪ dy lugë të vogla mustardë (senf), ▪ një lugë lëng të freskët të limonit të shtrydhur, ▪ një lugë e vogël mjaltë, ▪ një lugë e vogël rigon.
Përgatitja:
Mishin shtypen dhe qitni erëza të thata. Ngrohni vajin dhe fërgoni mishin e pulës nga të dyja anët, në mënyrë të barabartë.
Jogurtin, majonezën, mustardën, lëngun e limonit, mjaltin dhe rigonin përzieni mirë dhe lini 15 minuta të qëndrojnë në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen dhe shijet të përziheni.
Rendisni bërxollat në pjatë dhe qitni salcën e përgatitur.
Shërbejeni me oriz të zier apo me makarona.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































