LAJMI I FUNDIT:

Shihet në foto TV i ardhshëm 8K i Samsung, është plotësisht pa kroniza

Shihet në foto TV i ardhshëm 8K i Samsung, është plotësisht pa kroniza

Sipas një raporti nga disa ditë më parë, u sugjerua që Samsung mund të ketë një TV të ri në zhvillim që mund të debutoj në CES 2020, javën e ardhshme.

Ndërsa pritet prania e TV të ri në CES, ajo që e bën këtë TV veçanërisht të veçantë është se mund të jetë një TV pa korniza.


Prodhuesit e TV si Samsung kanë vite që zvogëlojnë kufijtë e kornizave në TV-të e tyre, por për pjesën më të madhe të tyre , kornizat janë prezente, megjithëse jo aq aq të dukshme.

Sidoqoftë, falë një imazhi të ndarë nga 4kfilme.de, ata kanë publikuar atë që dyshohet se është TV 8K pa korniza nga Samsung.

Duke supozuar që imazhi është i vërtetë, duket mjaft mbresëlënëse.

Sidoqoftë, duhet të kemi parasysh që mënyra si është fotografuar TV-ja, duket se mund të jetë një imazh zyrtar i shtypit, do të thotë që padyshim që tregon TV në mënyrën më të mirë të mundshme. /Telegrafi/