LAJMI I FUNDIT:

Shigjetat artistike dhe linja kreative

Shigjetat artistike dhe linja kreative

Artistët e grimit, kanë treguar entuziazëm duke ju qasur kësaj radhe grimit të syve, me një metodë shumë artistike.

Për fansat e vijëzave në sy, Oscar de la Renta ka sjellë disa modele që grasojnë me modelin e “syve të maces”, me një vijëzim të lehtë me zi të lëngshëm. Në anën tjetër, Prada ka përdorur të njëjtin efekt me laps për sy,  transmeton Telegrafi.

Emillion Pucci ka vënë në fokus, vijëzimin e sofistikuar të pjesës së lartë dhe të poshtme të syrit. Përderisa tek Just Cavalli shohim kapakët e syve bosh, me linja të zeza të theksuara poshtë syve, që ju dha pamjeve një prekje si nga vitet e gjashtëdhjeta.


Klasike apo shigjeta të zbrazëta me ngjyrë të zezë, janë parë tek Saint Laurent, Marchesa, Celine, Dolce & Gabbana, e të tjerë.

Megjithatë, shigjetat kaltër si qielli tek Fendi të kombinuara me linjë të zezë, i vunë në pah modelet menjëherë. Po ashtu edhe tek Christian Dior, kanë rënë në pah, linjat elegante me ngjyrë të gjelbër, në pjesën e lart të syrit.

Në rastin e Peter Som, portokallia e hapur ishte ngjyra që u aplikua në linja të kapakëve nën sy, prej pjesës ku loton syri deri tek fundi.

Ngjyrë alternative është përdorur tek Nanette Lepore, ku “sytë e maces” janë krijuar me vijëzim të bardhë, për dallim nga ngjyrë e zezë që përdoret zakonisht.

/Telegrafi/