Shi në plazh, por pushuesit nuk largohen nga Shëngjini

Shiu gjatë natës së shkuar surprizoi pushuesit këtë fundjavë në plazhin e Shëngjinit, duke sjellë freski pas ditësh të gjata me vapë përvëluese.
Rënia e temperaturave dhe reshjet i detyruan pushuesit të largoheshin, siç dukej edhe në vëllimin e trafikut në aksin Shëngjin-Lezhë.
Por shumë të tjerë kanë vendosur të vijojnë pushimet pavarësisht motit jo të qëndrueshëm.
“Shiu nuk është asgjë. Ndoshta dikush i frikësohet shiut, por jo. Mendoj se do na kënaqë”.
“Sot është pak më vrenjtur, nesër besoj se do rregullohet.”
Pavarësisht kushteve të motit, vizitorët theksojnë se Lezha dhe Shëngjini ofrojnë mjaft mundësi për t’u eksploruar edhe në ditë me mot jo të favorshëm, duke përfshirë natyrën, monumentet historike dhe kulinarinë lokale.
“Një herë po presim se mos rregullohet moti, po ashtu do dalim xhiro.”
Gjatë kësaj fundjave moti do të jetë më i freskët, me vlera maksimale që arrijnë jo më shumë se 32 gradë Celsius. E shtuna do të ketë më shumë vranësira, ndërsa dita e diel rikthen sërish motin me diell./Tv Klan




















































