Reshje të dendura të shiut në qytetin e Mitrovicës para ndeshjes Kosovë – Latoni.

Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e takimit miqësor ndaj Letonisë.


Ky takim do të fillojë nga ora 19:30 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në qytetin e Mitrovicës.

Federata e futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për këtë takim miqësor që të shkojë gjithçka në rregull.

Megjithatë, kushtet atmosferike janë rënduar para kësaj ndeshje me shiun e rrëmbyeshëm që po bien pandërprerë.

shi 1

Ekipi i Telegrafit gjendet në stadium dhe ka bërë disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet reshjet e shiut.

Momentalisht edhe numri i tifozëve është shumë i vogël dhe nëse vazhdon të bie pandërprerë atëherë mund të kemi një numër minor të shikuesve, por loja pritet të zhvillohet sipas kohës së paraparë.

Tashmë, dihet edhe formacioni titullar i Kosovës për këtë takim, me trajneri Muharrem Sahiti që ka vendosur të luaj me këtë përbërje: Ujkani, Vojvoda,  Dallku, Rrahmani, Aliti, Kryeziu, V. Berisha, Halimi, Rashica, B.Berisha, Muriqi

/Telegrafi/  

telegrafi sport app