LAJMI I FUNDIT:

Shi dhe ulje e temperaturave këtë fundjavë në Kosovë

Shi dhe ulje e temperaturave këtë fundjavë në Kosovë
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas njoftimit, të shtunën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por me vranësira më të theksuara.

Po ashtu, bëhet e ditur se të shtunën parashihen edhe riga shiu, ndërsa të dielën ato mund të shndërrohen edhe në reshje bore.


“Gjatë pjesës së dytë të ditës, kryesisht gjatë natës, parashihen riga shiu të cilat intensitetin do ta rritin të dielën. Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të dielën përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik, parashihet edhe rënie e dukshme e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

“Po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarde. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori