Shi dhe rrufe në disa zona, por temperatura të larta


Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.
IHK njofton se gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 27 deri në 31 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, 1–9 m/s. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































