SHGM: Sot janë ngritur padi për sulmet ndaj gazetarëve që ndodhën më 27 prill
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kujton se më 27 prill, tre vjet më parë, u zhvillua “E enjtja e përgjakshme”, ku një grup i madh i përkrahësve të nismës “Për Maqedoni të Përbashkët” hynë në Kuvendin e Maqedonisë, duke sulmuar gazetarët, kameramanët, deputetët dhe zyrtarë të tjerë.
“Në emër të shënimit të kësaj dite të zezë për demokracinë dhe avokimit për lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve, një grup gazetarësh të ndihmuar nga SHGM përmes zyrës së avokatisë Medarski sot kanë paraqitur padi. Paditë kundër shtetit u paraqiten për të përcaktuar shkeljen e së drejtës së lirisë së shprehjes dhe për të kompensuar dëmin jopasuror. Këto padi vijnë pas thirrjes së SHGM-së me qëllim për të ofruar ndihmë juridike për gazetarët dhe punonjësit mediatik që u sulmuan ose pajisjet e tyre u shkatërruan në Kuvend gjatë asaj ngjarjeje”.
“Ju kujtojmë se Prokuroria Themelore Publike u vu në mbrojtje të disa politikanëve dhe kundër disa sulmuesve të tyre u morën masa sipas detyrës zyrtare, që rezultuan me dënime me burg nga gjykata. Përkundër faktit se një grup gazetarësh më parë dhanë deklarata në Prokurorinë Publike për ngjarjet e 27 Prillit, ku pati raste të dhunës fizike, për fat të keq ende nuk ka asnjë procedurë ligjore kundër dhunuesve palë e dëmtuar janë gazetarët. Prandaj, në kushte kur ekzistojnë standarde të dyfishta për gazetarët dhe kur shteti nuk i mbron kolegët tanë, ata detyrohen të kërkojnë drejtësi përmes padive private”, thonë nga SHGM.
Ata shtojnë se dëshirojnë t’i inkurajojë të gjithë gazetarët të ngrenë zërin kundër sulmeve dhe presioneve ndaj të cilëve janë apo kanë qenë të ekspozuar, dhe kështu të dërgojë mesazh për publikun dhe institucionet se më nuk do të heshtin. Gjithashtu, procedurat gjyqësore do të rrisin presionin ndaj institucioneve për të ndëshkuar sulmuesit, duke parandaluar përsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës