Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) vlerëson se ”raporti i “Freedom House” për përparimin e demokracisë në botë gjatë vitit 2017, ku Maqedonia trajohet si vend në zhvillim me një regjim hibrid, është objektiv. Vlerësimi më i keq në raportin e “Freedom House” është pikërisht për pavarësinë e mediave dhe kjo Maqedoninë e rangon në grupin e regjimeve autoritare, ku shteti ka kontroll mbi pjesën më të madhe të mediave.”
Në kumtesën e SHGM-së mes tjerash thuhet se ”“Freedom House” ka vërejtur se Maqedonia është vend ku gazetarët burgosen për shkak të teksteve që i kanë shkruar, siç është rasti me gazetarin Zoran Bozhinovski. “Freedom House” i njeh qëndrimet e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë se burimi kryesor i krizës në media është mosndëshkimi i dhunës ndaj gazetarëve dhe korrupsioni qeveritar i mediave. Vlerësimi i tillë mbështetet në të dhënat e SHGM-së se për pjesën e parë të vitit 2016, kur dhuna ka eskaluar në sulme fizike, shkatërrimin e pronës së gazetarëve dhe pengimin e tyre për të raportuar nga proceset gjyqësore.
Ky raport vetëm se konfirmoi qëndrimin e SHGM-së se Marrëvshja partive për formimin e një trupi Ad Hok për ndjekjen e mediave, nuk do ta përmirësojë raportimin e tyre në mënyrë të ndieshme. Edhe pse Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, me rekomandim të trupit, ka ngritur 68 procedura kundërvajtëse, gjykata nuk ka shqiptuar as edhe një dënim, ndërsa mediat proqeveritare kanë vazhduar të raportojnë pozitivisht për VMRO DPMNE-në dhe kryesisht në mënyrë negative ose neutrale për LSDM-në.
Kjo organizatë relevante ndërkombëtare pohon se organizata paralele e gazetarëve në mënyrë të hapur promovon qëndrimet e OBRM-PDUKM-së lidhur me gjendjen e mediave. Raporti është i fundi në vazhdën e disa raporteve me të cilat shpërfaqet sistemi i korruptuar mediatik në Maqedoni, për çka gjatë gjashtë viteve të fundit Shoqata e Gazetarëve ka alarmuar vazhdimisht.”/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare