Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik kërkojnë nga Qeveria e RMV-së të marrë masa urgjente për të lehtësuar punën e mediave në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Analizat e Shoqatës tregojnë se mediat kanë nevojë për masa për mbështetje financiare të gazetarëve. Ne mendojmë se këto masa mund të shkojnë në dy drejtime.
Të alokohen fonde për çdo gazetarë ose punonjës mediatik në vlerë të pagës minimale, ose të gjitha mediat dhe kompanitë mediatike të lirohen nga pagesa e kontributeve në dy muajt e ardhshëm. Në të njëjtën kohë kërkojmë të shtyhet për dy muaj parapagimi i taksës mbi fitimin për firmat që merren me punë mediatike.
Pas këtyre dy muajve do të bëhet një vlerësim i ri për të përcaktuar nëse masat duhet të zgjaten. Përballë një pandemie globale të koronavirusit, masa të tilla do t’i lejojnë mediat të përballen më lehtë me këtë periudhë të vështirë, e cila fatkeqësisht ka pasoja negative ekonomike.
Кërkojmë që parakushti kryesor për përdorimin e përfitimeve të jetë moslargimi nga puna të gazetarëve dhe punonjësit e mediat përderisa zgjasin këto masa. Situata në të cilën gjendemi ka prekur thellë edhe sektorin privat, dhe duke marrë parasysh këtë për mediat bëhet gjithnjë më e vështirë të mbijetojnë në treg pasi reklamuesit kanë zvogëluar reklamat e tyre në gjatë kësaj periudhe. Masat e tilla do të sigurojnë vende të sigurta të punës për të gjithë punonjësit në sektorin e mediave. Kjo do të lehtësojë presionin financiar ndaj mediave dhe gazetarëve që luajnë rol kryesor në informimin e publikut në këtë krizë.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik dhe organizatat tjera mediatike janë në dispozicion gjatë kësaj periudhe me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për të lehtësuar punën e mediave dhe gazetarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert