LAJMI I FUNDIT:

SHGM dhe KEMM: Të raportohet në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme gjatë “Paradës së krenarisë”

SHGM dhe KEMM: Të raportohet në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme gjatë “Paradës së krenarisë”

Në prag të “Paradës së Krenarisë”, e cila do të mbahet më 29 qershor në Shkup, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) apelojnë mediat të raportojnë në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme, duke trajtuar temat që prekin komunitetin LGBTI përmes prizmit të afirmimit të të drejtave të njeriut dhe të dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Ata apelojnë që mediat të mos lejojnë të jenë të keqpërdorura dhe të përdoren si një mjet për të bërë thirrje për bashkimin e individëve dhe grupeve për sjellje dhe veprime radikale që kërcënojnë rendin dhe paqen në shoqëri.


“Rikujtojmë Rekomandimin e Këshillit të Evropës nga viti 2010 për luftë kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual ose identitet gjinor, sipas të cilit shtetet anëtare duhet të marrin masa përkatëse për luftë kundër të gjitha fenomeneve të shprehjes, duke përfshirë këtu mediat dhe në Internet, për të cilët me drejtë konsiderohet se do të kenë efektin e nxitjes, përhapjes dhe promovimit të urrejtjes dhe formave të tjera të diskriminimit kundër personave LGBTI. Kjo gjuhë e urrejtjes duhet të jetë e ndaluar dhe publikisht të refuzohet sa herë që ndodh”, thuhet në njoftim.

Ata rikujtojnë mediat për Deklaratën për raportim etik dhe profesional mbi temat që kanë të bëjnë me LGBTI të Koalicionit Margini, Këshillit për Etikë në Media, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

“Të raportohet me ndjeshmëri dhe solidaritet për viktimat e dhunës dhe diskriminimit
Raportimi i paanshëm për aktivitetet e komunitetit LGBTI dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut në suaza të sferës të përgjithshme sociale, politike dhe kulturore, duke respektuar integritetin personal të tyre, opinionet dhe aktivitetet. Përfshirja e zërave dhe perspektivat e personave dhe aktivistëve LGBTI për të drejtat e tyre, në artikujt që lidhen me çështjet që i prekin drejtpërdrejt ata, si dhe ngjarjet dhe problemet që prekin të gjithë shoqërinë maqedonase .Respektimi dhe zbatimi i vendimeve dhe rekomandimeve të organeve rregulluese, shoqatave civile dhe trupat vetë-rregulluese në lidhje me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut të komunitetit LGBTI”.

“Sensibilizimi i punonjësve mediatik për raportimin mbi temat që kanë të bëjnë me LGBTI dhe
Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile që avokojnë për të drejtat e LGBTI, nëpërmjet shkëmbimit të informatave që ofrojnë një pasqyrë integrale dhe të plotë për problemet që prekin LGBTI”.

“Nga mediat, gjithashtu, presim t’i fshijnë komentet që përmbajnë thirrje për dhunë, ofendime dhe gjuhë të urrejtjes në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, në ueb-faqet dhe në rrjetet sociale që postohen nga lexuesit e tyre”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori