LAJMI I FUNDIT:

SHGM dhe KEMM dënojnë me forcë shkeljen e drejtpërdrejtë të heshtjes zgjedhore

SHGM dhe KEMM dënojnë me forcë shkeljen e drejtpërdrejtë të heshtjes zgjedhore

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) dënojnë me forcë rastet e shkeljes së heshtjes zgjedhore nga disa media në internet gjatë ditës së djeshme, që paraqet një komprometim serioz i procesit zgjedhor.

Kjo shkon aq larg, sa që mediat, të cilat vetë kujtojnë se si të shmangin parregullsitë zgjedhore, me raportimin e tyre shkelin rregullat e raportimit për zgjedhjet, deri në atë masë sa ata i lejojnë vetes të publikojnë vlerësime për rezultatet e zgjedhjeve dhe të shpallin të dhëna jo-ekzistuese, jozyrtare nga votimi i deritanishëm.

Përveç shkeljes serioze të standardeve dhe normave etike për raportim gjatë zgjedhjeve, në raportimin e tyre, këto portale shkelin edhe Kodin Zgjedhor, i cili thotë qartë se “gjatë heshtjes zgjedhore, të gjitha format e përfaqësimit mediatik të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore pushojnë” dhe se “e njëjta vlen edhe për çdo formë e raportimit mediatik që është hapur ose fshehtë në funksion të fushatës zgjedhore të dikujt dhe që mund të ndikojë në vendimin e votuesve.” Për më tepër, ato dëmtojnë vetë procesin zgjedhor, duke u bërë një mjet në duart e qendrave partiake.

Ju kujtojmë gjithashtu faktin që disa nga këto portale janë në listën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për reklamim të paguar politik me paratë e të gjithë qytetarëve, nga Buxheti, dhe duke mos respektuar parimet themelore të raportimit ato janë vendosur në të njëjtin rend me redaksitë profesionale.

Kujtojmë mediat se heshtja zgjedhore është një fazë në të cilën votuesit duhet të lejohen të analizojnë informatat e fituara në lidhje me ofertën politike gjatë fushatës dhe të vendosin se për kë do të votojnë. U bëjmë thirrje anëtarëve të Regjistrit të Online Mediave Profesionale (www.promedia.mk) që të respektojnë standardet profesionale dhe etike gjatë raportimit të tyre dhe të mos shërbejnë si një mjet për agjitacion politik dhe propagandë. Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje agregatoreve të lajmeve që të angazhohen seriozisht që të rishqyrtojnë nëse ata do t’u lejojnë hapësirë përmbajtjeve që anashkalojnë dhe injorojnë standardet profesionale dhe dispozitat ligjore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori