Përfundimisht është pezulluar vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, i cili i detyronte qytetarët që nëpërmjet faturave të energjisë të paguajnë për rrymën që nuk e shpenzojnë vetë, por që shpenzohet në veri të vendit.
Këtë vendim e ka marrë edhe Gjykata e Apelit pas asaj të themelores, pas ankesës së bërë nga Avokati i Popullit. Ky i fundit thotë se më vendim gjyqësor i jepet fund diskriminimit dhe dëmeve që u janë shkaktuar qytetarëve nga ZRRE-ja.
“Shkalla e parë ka vendos pro kërkesës sonë, edhe ndërkohë është dhënë mundësi palës tjetër që të bën ankesë në gjykatën e apelit. Para disa ditësh përfundimisht edhe Gjykata e Apelit e ka miratuar kërkesën tonë prapë edhe me fjalë tjera është pezulluar ekzekutimi i këtij vendimi”, deklaroi për RTK, Hilmi Jashari, Avokat i Popullit.
Por, zëdhënësja e zyrës së Rregullatorit, Adelina Murtezaj, nëpërmjet telefonit tha se në mungesë të bordit funksional, nuk mund të ketë zbatim të vendimit gjyqësor, që pezullon vendimi e ZRRE-së.
Për avokatin e popullit, ky qëndrim i Zyrës së Rregullatorit është absurd, dhe prokuroria e shtetit duhet të merret me këtë çështje nëse nuk zbatohet vendimi i Gjykatave
“Ajo çka na brengos ka qenë vlerësimi që gjoja se ZRRE së në mungesë të bordit nuk mund të marrin një vendim, për mua kjo ka qenë absurde se sistemi gjyqësor i merr vendimet dhe janë të plotfuqishme dhe nuk varen nga bordi apo jo, sepse bordi nuk është i autorizuar për të vlerësoj vendimin gjyqësor. Ata duhet ta zbatojnë si të tillë. Duhet ta zbatoj zyra ligjore, duhet ta vë menjëherë në zbatim… Mendoj që Prokuroria do të ketë shumë punë nëse ky vendim nuk zbatohet, presim tash të shohim se cilët janë hapat që kjo zyre do të merr edhe do të ketë një njoftim zyrtar nga vet gjykata”, deklaroi Jashari.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur